LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët premtojnë: Robotët e seksit do të jenë më të mirë në shtrat sesa çdo njeri

Ekspertët premtojnë: Robotët e seksit do të jenë më të mirë në shtrat sesa çdo njeri

A do të dëshironit të bënit seks me një makinë pa shpirt dhe të ftohët?

Kjo mund të ndodh më shpejt sesa që pritni…

Ekspertët pohojnë se seksi me robotët do të zgjerohet brenda dekadave të ardhshme – dhe robotët do të jenë më të mirë në shtrat sesa çdo partner në botë, transmeton Telegrafi.


Joel Snell, ekspert i robotikës nga kolegji Kirkwood në Iowa, thotë se seksbotët do t’ua përmbushin të gjitha nevojat seksuale përdoruesve.

“Seksi me robotë mund të bëhet adiktiv. Seksbotët gjithmonë do të jenë në dispozicion dhe asnjëherë nuk mund të thonë jo, prandaj shumë shpejt mund të bëheni të varur nga ky lloj seksi.

Robot and a young woman in bed, elevated view

Deri në vitin 2050 seksi me robotë do të bëhet shumë i zakonshëm dhe nuk përjashtohet mundësi që disa njerëz të bien në dashuri me gjëra të tilla.

David Levy nga Universiteti i Maastricht ka parashikuar se deri në vitin 2050 mund të ketë edhe martesa mes njerëzve dhe robotëve.

Tjerët parashikojnë se lidhjet njeri-robot do të jenë më të ftohta.

Në letrën “Robots, men and sex tourism”, Ian Yeoman dhe Michelle Mars thonë se prostitutat do të ekzistojnë edhe në vitin 2050, por do të jenë shumë më të shtrenjta. /Telegrafi/