Administrata Trump ka zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me Hamasin për lirimin e qytetarëve amerikanë të kapur peng në Gazë dhe mundësinë e një marrëveshje më të gjerë për përfundimin e luftës.
Këto janë pohime të mediumit Axios, e cila ka marrë konfirmime nga dy burime dhe thekson se negociatat, të udhëhequra nga dërguari i presidentit amerikan për çështjet e pengjeve, Adam Boehler, janë pa precedent.
SHBA nuk kanë pasur asnjëherë kontakte të drejtpërdrejta me Hamasin, të cilin e shpallën organizatë terroriste në vitin 1997.
Edhe pse administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka pasur konsultime me Izraelin për mundësinë e angazhimit me Hamasin, Izraeli ka mësuar për aspektet e negociatave përmes kanaleve të tjera.
Bisedimet janë përqendruar pjesërisht në lirimin e qytetarëve amerikanë të kapur, një çështje që është në fushën e përgjegjësisë së Boehler si dërguar për pengjet.
Megjithatë, ato kanë përfshirë gjithashtu biseda për një marrëveshje më të gjerë për lirimin e të gjithë pengjeve të mbetur dhe arritjen e një armëpushimi afatgjatë, por ende nuk është arritur asnjë marrëveshje.
Përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, gjithashtu kishte planifikuar të udhëtonte në Doha këtë javë për t’u takuar me kryeministrin e Katarit dhe për të diskutuar për ndërprerjen e luftimeve, por e anuloi udhëtimin të martën në mbrëmje pasi pa që nuk kishte pasur përparim nga ana e Hamasit.
Mediumi thekson se qasja e liderit amerikan është shumë ndryshe nga ajo e presidentit të kaluar amerikan, Joe Biden.
Negociatat e drejtpërdrejta me Hamasin, veçanërisht pa dijeninë e Izraelit, janë një hap tjetër që administratat e mëparshme nuk e ndërmorën.
Ndryshe, Izraeli dhe Hamasi tashmë kanë përfunduar fazën e parë të shkëmbimit të pengjeve me të burgosurit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

U përjashtua nga Kongresi pasi ndërpreu fjalimin e Trumpit, reagon kongresisti amerikan

Bota u mbyll, ata jo – si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi