Mosmarrëveshjet mes partnerëve të koalicionit, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, rreth miratimit të buxhetit për vitin 2017, ende nuk janë tejkaluar.
Gazeta Fjala mëson detaje të një marrëveshjeje në parim, por që ka të bëjë më shumë për kalimin e buxhetit në lexim të parë, që do të ndodhë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Fjala.
Në lexim të parë buxheti do të kalojë i pandryshuar siç e ka propozuar partia që udhëheq me kryeministrinë, LDK.
Megjithatë kërkesat e PDK-së për ndryshimin e nenit që ka të bëjë me veteranët dhe mospajtime tjera rreth shumë projekteve në arsim e shëndetësi, ende mbeten. Sipas marrëveshjes, këto ndryshime PDK pret që të kryhen deri me 30 dhjetor, kur edhe është afati i fundit ligjor për miratimin përfundimtar të buxhetit.
Anëtarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa nga radhët e PDK-së, Safete Hadergjonaj, ka thënë për Gazetën Fjala se kërkesat e PDK-së, sipas kësaj marrëveshje në parim, pritet të futen në buxhet, përmes amandamentimit të Ligjit për buxhetin që do t’i kthehet edhe njëherë komisionit.
Krejt këto ndryshime duhet të ndodhin brenda një jave.
“Në leximin e parë do të kaloj buxheti kështu siç është, ndërsa ndryshimet duhet të bëhen në komision deri me 30 dhjetor kur edhe do të jetë leximi i dytë i buxhetit”, thotë Hadergjonaj.
Ajo beson se deri me 30 dhjetor kërkesat e PDK-së do të futen në buxhet, edhe pse nuk ka sqaruar se çka mund të ndodhë nëse nuk arrihet të bëhen këto ndryshime.
Ndërkaq, kryetari i këtij komisioni që është nga radhët e LDK-së, Naser Osmani, i kontaktuar nga Gazeta Fjala, nuk ka pranuar të flas lidhur me mospajtimet që ekzistojnë rreth buxhetit.
Cilat janë kërkesat e PDK-së për buxhetin?
Rregullimi i statusit financiar për veteranët e luftës me buxhet është çështja kryesore që ka ngjallur mospajtime tek Partia Demokratike e Kosovës.
Sipas nenit 24 të Projektligjit për buxhetin, parashihet që për veteranët të mos paguhen më shumë se 50 milionë euro. Kjo për PDK-në ka qenë e papranueshme, meqë numri i madh i veteranëve tejkalon këtë shumë. Por zyrtarët e LDK-së kanë sqaruar se kaq janë mundësitë pas marrëveshjes që ata kanë arritur me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Megjithatë mospajtime të mëdha po del të këtë pasur edhe tek buxheti i ndarë për drejtësi dhe projekte tjera në infrastrukturën rrugore, shëndetësi e arsim.
“Buxheti i ndarë për çështjet që kanë të bëjnë me rendin dhe ligjin është shumë i vogël. Ne kemi kërkuar të rritet buxheti në këtë kategori”, sqaron Hadergjonaj.
Gazeta Fjala merr vesh se PDK tashme ka dorëzuar në Komisionin për Buxhet dhe Financa një propozim-ndryshim me të gjitha kërkesat e tyre për plotësimin dhe ndryshimin e Projektligjit për buxhetin.
Mospajtime brenda PDK-së
Nga ana tjetër, mospajtime ka edhe brenda vet Partisë Demokratike të Kosovës rreth marrëveshjes se fundit sipas se cilës buxheti do të kalojë në lexim të parë.
Deputeti nga radhët e PDK-së, Shkuri Buja, ka thënë për Gazetën Fjala se e ka kundërshtuar haptazi edhe në parti këtë marrëveshje.
Sipas tij, buxheti në formën aktuale ka shumë mangësi dhe se ai ka kërkuar që i njëjti t’i kthehet Qeverisë për ndryshime substanciale.
“Neni për veteranët, borxhi publik i lartë, planifikimet e paemertuara për zonat ekonomike janë mospajtimet kryesore”, thotë Buja.
Këto çështje për Bujen mund të rregullohet vetëm nëse buxheti i kthehet Qeverisë.
Ndryshe deri me 30 dhjetor është afati ligjor për miratimin përfundimtar të buxhetit. Nëse deri atëherë nuk ka një pajtim vendi rrezikon që të futet në krizë buxhetore. /Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës