Partitë politike në Maqedoni kanë dorëzuar listat e kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë të komunave për zgjedhjet lokale, ndërsa fushata zyrtarisht do të fillojë ditën e hënë.
Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) në Komunën e Tetovës ka dorëzuar vetëm listën për këshilltarë komual, ndërsa nuk do të garojë me kryetar. I kontaktuar nga Telegrafi Maqedoni, Arben Rusi, i cili më herët u përfol se do të jetë kandidatë për Komunën e Tetovës nga radhët e PPD-së, ka mohuar informacionet e tilla, duke thënë se ka vendosur që të mos kandidojë.
Rusi tha se nuk ka pasur arsye personale që të mos kandidohet, ndërsa si arsye kryesore e përmendi se partitë më të mëdha shqiptare, sidomos ato në pushtet kanë mekanizma të shumta për degradimin dhe dhunimin e votës dhe zgjedhjeve. Kështu sipas tij, nuk do të jepet verdikti i vërtetë i popullit.
“Së pari i falënderoj ata që kishin besim të më kandidojnë, ndoshta në një farë mënyre i kam zhgënjyer, por i kam arsyet shumë të forta, që të besoj se nuk kam gabuar. Mendoj se në gjitha proceset zgjedhore prej 98-tës e këndej, votat kanë qenë të dhunuara në çdo aspekt, nga gjitha partitë politike. Dhe në rastin konkret partitë që kryqëzohen në pushtet kanë mekanizma dhe i dhunojnë votat, ashtu që nuk vjen në pyetje verdikti, por interesat personale të partive. Dhe në Maqedoni deri tash nuk ka pasur zgjedhje të mirëfillta, ata gjithmonë kanë qenë të keqpërdorura. Në këtë rast, edhe po të kisha kandiduar e di se do të isha degraduar personalisht, pasi e di se disa punë në qytetin e Tetovës t’i rregulloj ashtu si duhet. Nuk kam pasur interes personal që të mos kandidohem, edhepse kam pasur dëshirë të kandidohem, pasi mendoj se jam i kualifikuar për të kryer disa punë në qytet”, tha Rusi për Telegrafi Maqedoni.
Edhe kryetari i PPD-së, Faton Aliti, konfirmoi se Arben Rusi nuk do të jetë kandidatë për kryetar në Tetovë. Ai shtoi se vendimin për moskandidim Rusi e ka marrë në momentet e fundit dhe kështu nuk kanë pasur kohë për të gjetur kandidat të përshtatshëm.
Aliti shtoi se me kandidat për kryetarë do të garojnë në Komunën e Bogovinës me Vebi Xhemaili, ndërsa në komunat e Likovës, Studeniçanit, Gazi Babës, Zhelinës dhe Tetovës në KSHZ kanë dorëzuar vetëm lista për këshilltarë komunal.
“Është e vërtetë se Arben Rusi nuk do të kandidojë për kryetar në Tetovë. Ai ishte i propozuar nga Partia për Prosporitet Demokratik (PPD). Këtë e ka konfirmuar në momentet e fundit para se të mbyllen listat nga KSHZ. Ashtu siç na tha Rusi, arsyet janë edhe profesionale edhe personale. Është e vështirë për ne si parti, pasi kjo gjë u konfirmua në momentet e fundit dhe nuk patëm kohë për të shqyrtuar ndonjë kandidat tjetër të përshtatshëm. Ne, kandidat kemi vetëm në komunën e Bogovinjës, profesorin Vebi Xhemaili, kurse në gjashtë komuna kemi lista për këshilltarë si, në Likovë, Studeniçan, Gazi Babë, Zhelinë dhe në Tetovë”, tha Aliti.
Ndryshe, partitë politike fushatën zgjedhore zyrtarisht do ta fillojnë të hënën, kurse zgjedhjet është planifikuar të mbahen më 15 tetor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës