Forcat e rendit në Madura të Indonezisë, arrestuan babanë që dyshohet se i mundësoi të birit nëntë muajsh të tymoste duhan.

Veprimi i 36-vjeçarit, është zbuluar kur e postoi fotografinë në llogarinë e tij në rrjetin social, gjë që ngjalli shqetësim të madh te shikuesit, transmeton Telegrafi.


Poston foto 2 Fëmija nëntë muajsh duke tymosur

Megjithëse ligjet indoneziane nuk parashohin dënim për këtë veprim, ai rrezikon deri në gjashtë muaj burg për mos respektimin e dinjitetit të fëmijës.

Në anën tjetër, nëna 18-vjeçare, që ka pranuar se e ka bërë fotografinë, është lënë e lirë, por nuk janë dhënë detaje shtesë.

Poston foto 3 I dyshuari dhe bashkëshortja tij duke u marrë në pyetje

Duhani është shqetësim i madh në Indonezi, ku 63 për qind e meshkujve janë duhanpirës kronik. Për fat të mirë, vetëm pesë për qind e femrave tymosin. /Telegrafi/