LAJMI I FUNDIT:

Posta e Kosovës ulë pagat për zyrtarët e lartë

Posta e Kosovës ulë pagat për zyrtarët e lartë

Në mbledhjen e fundit të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Postës së Kosovës është vendosur që të ulen për 30 për qind pagat e zyrtarëve të lartë të kësaj ndërmarrje publike.

Sipas njoftimit, kjo ulje është bërë për shkak të gjendjes së rëndë financiare të Postës.

“Vullnetarisht ishte deklaruar se ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv, Salih Morina për zbritjen e pagës së tij, nga paga që kishte 2,500 euro tani me zbritje do ta ketë 1,750 euro. Po ashtu, për tre pozitat e zyrtarëve të lartë, si sekretari i Postës, zyrtari Kryesor Financiar dhe Thesarit, si dhe Zyrtari i Auditimit të Brendshëm, u vendos që nga paga që kishin 2,100 euro tani me zbritje do ta kenë pagën 1,450 euro”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

Po ashtu, janë ulur deri në 62 për qind pagat e punëtorëve të Telekomit të Kosovës, vendim ky i cili ka hyrë në fuqi më 15 maj.

Ulen deri në 62 për qind pagat e punëtorëve të Telekomit të Kosovës
Lexo po ashtu Ulen deri në 62 për qind pagat e punëtorëve të Telekomit të Kosovës

Edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në prezantimin e të arriturave në 100 ditshin e qeverisë së tij, kishte thënë se heqja e privilegjeve të shumë pritet t’i kursej buxhetit të vendit mbi 300 mijë euro në vit.

“Në Telekomin e Kosovës janë reduktuar shpenzimet e panevojshme, një prej të cilave është ulja e pagës prej 65 për qind e pagës së ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv. Kursimi i përgjithshëm vjetor, vetëm në këtë kompani publike, është mbi 550 mijë euro”, kishte thënë ai. /Telegrafi/