LAJMI I FUNDIT:

Post sulmit terrorist, “Ibër-Lepenci” kujtohet se pronat afër kanalit janë të uzurpuara

Post sulmit terrorist, “Ibër-Lepenci” kujtohet se pronat afër kanalit janë të uzurpuara

Ndërmarrja “Ibër Lepenci” po pretendon që disa prona në afërsi të kanalit që u godit nga një sulm terrorist, janë të uzurpuara dhe u takojnë atyre. Ata kanë kërkuar nga Policia që pronat të kthehen tek pronari, ndërkohë organet e sigurisë janë duke punuar në këtë drejtim.

4 ditë pas sulmit terrorist në kanalin e “Ibër Lepencit”, zyrtarëve të kësaj ndërmarrje publike iu ka rënë ndër mend një çështje me rëndësi.

Pronat rreth këtij kanali, sipas tyre janë të uzurpuara, prandaj edhe me 4 dhjetor kanë denoncuar në Polici këtë, duke kërkuar që të lirohen pronat e tyre.


Kështu, ky institucion bashkë me Prokurorinë janë duke e shqyrtuar kërkesën që t’ua kthejnë pronat në Varagë të Zubin Potokut ndërmarrjes hidroekonomike “Ibër Lepenci”.

Në parcelat e uzurpuara dyshohet se ka pasur edhe ndërtime.

“Gjatë viteve të fundit nën ngastrat që i përkasin ndërmarrjes tonë, janë ndërtuar disa objekte, fusha sporti pa asnjë kërkesë apo miratim të ndërmarrjes tonë, ne nuk kemi ide se për çka shërbejnë ato objekte andaj kemi kërkuar që të merren të gjitha masat e nevojshme dhe të lirohen ato objekte nga uzurpatorët dhe të njëjtat të i kthehen pronarit legjitim”, ka thënë shefi i “Ibër-Lepencit”, Faruk Mujka.

Ndërsa, zv.drejtori i Policisë për rajonin e Veriut tha se tashmë është hapur rasti pas kësaj kërkese.

“Është një pronë dhe disa ndërtesa një ose më shumë që konsiderojnë që prona si pronë është e Ibër Lepencit, kjo kompani ka kërkuar nga ana jonë për ta liru atë pronë, është hapur rast në koordinim me Prokurorinë si uzurpim i pronës dhe tash jemi në konsultim me prokurorin se si të veprohet tutje”, ka thënë Veton Elshani.

Në afërsi të pronave që po pretendohet që janë të uzurpuara më 29 nëntor ndodhi sulmi terrorist, që sipas autoriteteve të Kosovës në shpërthim u përdorën rreth 20kg eksplozivi e ku u shkatërrua një pjesë e kanalit të Ibër Lepencit. Për të, Qeveria e ka fajësuar Serbinë dhe autoritetet shtetërore në Beograd./Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori