LAJMI I FUNDIT:

Portugalia shënon fitoren e radhës nën orkestrimin e het-trikut të Ronaldos (Video)

Portugalia shënon fitoren e radhës nën orkestrimin e het-trikut të Ronaldos (Video)

Kombëtarja e Portugalisë e ka shënuar fitoren e radhën në Grupin B për kualifikimet në botërorin Rusia 2018, duke mposhtur Ishujt Faroe me rezultat 5-1.   

Portugalia ka fituar ndaj Ishujve Faroe pa asnjë problem duke dominuar gjatë gjithë takimit, me Cristiano Ronaldon, i cili ishte në top-formë.

Momenti i golit të parë të CR7

Ylli i Real Madridit ka kaluar kombëtaren e tij në epërsi qysh në minutën e tretë të ndeshjes me një supergol me gërshërë.


Ronaldo ishte përsëri në minutën e 29, i cili dyfishoi  epërsinë me një gol të shënuar nga penalltia, ndërsa Ishujt Faroe ngushtuan rezultat në 2-1 në minutën e 38 me golin e Rogvi Baldvinsson.

Në pjesën e dytë, ishte William Carvalho, i cili shënoi në minutën e 58 për 3-1, ndërsa Ronaldo kompletoi het-trikun në minutën e 65 dhe rezultatin përfundimtar 5-1 e vulosi Nelson Oliveira në minutën e 85.

Pas shtatë ndeshjeve, Portugalia ka mbledhur 18 pikë dhe gjendet e dyta në grup me tri pikë më pak se Zvicra lider. /Telegrafi/

https://twitter.com/go90Zone/status/903331199166369792

https://twitter.com/DesTaquito1/status/903348950501138432

https://www.youtube.com/watch?v=iX196YV3fMs

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Kalo në kategori