Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, po realizon vizitën e parë zyrtare në nivel të një Ministri të Jashtëm të Kosovës në Portugali, ku është pritur nga Ministri i Punëve të Jashtme i Portugalisë, Augusto Santos Silva dhe përfaqësues të lartë nga shteti portugez.
Në kuadër të takimit bilateral me homologun e tij, Silva, në kryeqytetin portugez, Lisbonë, kryediplomati kosovar, Pacolli, ka diskutuar për intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit dy-palësh dhe shumëpalësh në mes dy shteteve respektive dhe në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Ndërkohë që ka siguruar mbështetjen e shtetit pritës për procesin e liberalizimit të shpejtë të vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës si dhe për anëtarësimin e plotë dhe të barabartë të vendit tonë në INTERPOL.
“Republika Portugeze do ta mbështet Republikën e Kosovës në procesin e liberalizimit të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës dhe anëtarësimin e plotë dhe të barabartë të vendit tonë në INTERPOL. Kjo mbështetje e shtetit tonë mik dhe partner mu ri-konfirmua gjatë takimit bilateral, që zhvillova në Lisbonë me homologun tim, Ministrin e Jashtëm të Republikës Portugeze, Augusto Santos Silva. Kosova dhe Portugalia do të intensifikojnë bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh dhe fakti që ne kemi vendosur që ta hapim Ambasadën tonë në Lisbonë brenda disa javëve është dëshmia më e mirë e këtij përkushtimi institucional”, ka vlerësuar Pacolli.
Gjatë vizitës në Lisbonë, Ministri i Jashtëm Pacolli është pritur në një takim të veçantë edhe nga Zëvendëskryetari i Parlamentit Portugez, José Manuel Pureza, ku është diskutuar mbi thellimin e bashkëpunimit mbi diplomacinë parlamentare.
Republika Portugeze e ka njohur Republikën e Kosovës, në vitin e njëjtë të shpalljes së Pavarësisë. Është shtet themeltar i NATO-s, ndërsa që nga viti 1986 është anëtare e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos