LAJMI I FUNDIT:

Portugalia e Ronaldos e nisë me fitore rrugëtimin në Euro 2024 – mposht Çekinë

Portugalia e Ronaldos e nisë me fitore rrugëtimin në Euro 2024 – mposht Çekinë

Portugalia ka triumfuar 2-1 përballë Çekisë në ndeshjen e parë në Euro 2024, përkatësisht në Grupin F.

Portugezët dominuan qysh nga fillimi, por në 45 minutat e parë mbrojta çeke ishte e pathyeshme.

Cristiano Ronaldo kishte një mundësi të artë që të shënonte në minutën e 33-të, por që Jindrich Stanek ishte në vend.


Cristiano Ronaldo thyen një rekord shumë të pabesueshëm, por humbet një tjetër pa e goditur topin në Euro 2024
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo thyen një rekord shumë të pabesueshëm, por humbet një tjetër pa e goditur topin në Euro 2024

Në 45 minutat e dytë ishte një skenar tjetër, me Çekinë që kaloi e para në epërsi.

Ishte Vladimir Coufal, ai që asistoi te Lukas Provod, që realizoi për 1-0 në minutën e 62-të.

Epërsia e çekëve zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Robin Hranac (69’), ishte fytyra tragjike e kombëtares së tij, duke i barazuar shifrat në 1-1.

Portugezët shkuan me të gjitha forcat në sulm, me Ronaldon që rrezikoi në minutën e 87-të, por që goditi shtyllën.

Nga topi i kthyer, Diogo Jota mendoi se kishte shënuar, mirëpo VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje në ndërtimin e aksionit.

Portugalia nuk u dorëzua dhe arriti të shënojë golin e fitores me anë të Francisco Conceicao (90+2’), për rezultatin 2-1.

Turqia është lidere e Grupit F me tri pikë, aq sa ka edhe Portugalia, ndërsa Çekia dhe Gjeorgjia janë pa pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

La Liga
'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
I kërkoi autograf Messit në fund të ndeshjes, gjyqtari mori një pezullim të madh

I kërkoi autograf Messit në fund të ndeshjes, gjyqtari mori një pezullim të madh

Ndërkombëtare
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Kalo në kategori