LAJMI I FUNDIT:

Portreti i një kryeministri (janar 2005): Ramush Haradinaj në gazetën egjiptiane “Al Hajat”

Portreti i një kryeministri (janar 2005): Ramush Haradinaj në gazetën egjiptiane “Al Hajat”

Gazeta Egjiptiane “Al Hajat” (Jeta) e datës 16 janar 2005, në rubrikën “Personalitete të mendimit bashkëkohor shqiptar”, shkruar nga Prof. Dr. Beqir Ismaili, i kushtoi vëmendje të veçantë figurës së Ramush Haradinajt, që edhe atëherë ishte kryeministër i Kosovës. Ndër të tjera atëherë thuhej:

“Populli shqiptar në Kosovë, është i pajisur me një shpirt patriotik të lartë, për të asgjë s’është e pamundur, kur është fjala për kauzën madhore të lirisë së mëmëdheut. Kosova gjatë gjithë historisë së saj të lashtë ka lindur personalitete të shkëlqyer në fusha të ndryshme të jetës, që me përvojë, mençuri e largpamësi, kanë udhëhequr vendin.

Për të arritur lirinë si sprovën e parë madhore për pavarësinë e plotë dhe ndërtimin e shtetit i ri, përkrah vendeve të tjera në Kombet e Bashkuara dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare.

Populli i Kosovës ndjek një strategji dhe objektiva në të gjitha fushat, për zhvillimin e vendit, sidomos në aspektin politik për të arritur në shpalljen e shtetit të pavarur të Kosovës, e cila ia ka besuar fatin e saj dhe të brezave në vijim, bijve të vet më të zotë e të devotshëm, politikanë dhe me përvojë në drejtim.

Po të mos ishin të tillë këta drejtues dhe udhëheqës, nuk do të ishte e mundur për Kosovën të arrinte atë që ka arritur. Janë tashmë fakte të njohura botërisht përpjekjet, lufta dhe sakrificat e tyre në rrugëtimin drejt një shteti të lirë, të pavarur, demokratik që bën pjesë në veprimtari ndërkombëtare, për të arritur paqen, lirinë dhe sigurinë për të gjitha etnitë, për të respektuar fqinjët, dhe për të zbatuar me korrektësi e përgjegjësi ligjet e Komunitetit ndërkombëtar.

Një nga shembujt e shkëlqyer të figurës së bijve të Kosovës, në historinë e saj moderne, është figura e Ramush Haradinajt, i cili me kualifikimet ushtarake dhe përvojën politike, arriti në postin e kryeministrit të Kosovës në qeverinë e re në aleancë me presidentin e Kosovës, profesor Ibrahim Rugova.

Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në drejtimin dhe udhëheqjen e UÇK-së, dhe nuk mund të harrohet roli i tij kryesor dhe aktiv në ndërtimin e jetës politike e demokratike në Kosovë pas përfundimit të luftës.

Ai është një figurë komplekse unike, model politike dhe kulture, me përvoja e njohuri të thella politike dhe ushtarake. Është figura e një udhëheqësi ushtarak, atdhetari e qytetari të vendit e popullit të vet martir”.

***

“Ramush Haradinaj, udhëheqësi i shquar të UÇK-së gjatë luftës së fundit, aktualisht shërben si kryeministër i Kosovës në kulmin e rinisë së tij, gjë që rrallë ndodh në jetën e kryetarëve të qeverive në botë.

I lindur në Gllogjan, Deçan, në Kosovë, më 3 korrik 1968, është nga bijtë e Kosovës, që ka përqafuar çështjen e vendit të vet në të gjitha aspektet.

Fillimi i arsimit në fëmijëri nuk ka qenë i lehtë për të, u përball që herët me vështirësi shumë serioze, dhe fatkeqësi të jashtëzakonshme, për shkak të shkëlqimit të emrit të familjes së tij në jetën politike kombëtare dhe ndërkombëtare. Për këtë arsye, serbët e kanë vënë në shënjestër, kanë përdorur dhunën e paraburgimit me familjen e tij dhe e kanë persekutuar, kanë përdorur mjete arbitrare me atë familje. Të gjitha këto u bënë pengesë për arsimimin e Ramushit, por familja e tij u përpoq me zell për shkollimin e tij, e regjistruan në shkollë fillore, ku shkëlqeu, pastaj shkoi në provincën e Gjakovës dhe përfundoi shkollën e mesme atje, më pas, hyri në universitetin i Prishtinës dhe u diplomua në Fakultetin Juridik. U dallua për prirjet e talentin e tij, inteligjencën e mprehtësinë, studimet në drejtësi ia zgjeruan horizontin e të menduarit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, që të ketë të drejën për të vendosur për fatin e saj, falë punës dhe luftës së bijve të vet.

Duke pasur kushtet e jetesës të vështira, dhe duke qenë më i madhi i vëllezërve të tij, u detyrua të udhëtojë në Zvicër për të kërkuar punë për të perballuar jetën.

Ajo që e detyroi të largohet nga Kosova ishte edhe trajtimi i keq e qeverisë serbe për popullin e Kosovës në përgjithësi dhe familjes së tij, në mënyrë të veçantë, ai nuk pranoi abuzimet e tyre dhe iku për të punuar në Zvicër’.

***

‘Thonë se njeriu është vepër e ambientit, z. Ramush Haradinaj ka jetuar në një ambient plot me konflikte, Ballkani zinte për shpërbërjen e ish Federatës Jugosllave, filloi me ngjarjet në Bosnjë dhe Hercegovinë, që morën jetën e mijëra njerëzve të Bosnjës nga serbët, më vonë ndodhi sulmi agresiv kundër Kosovës, i cili mori jetën e mijëra njerëzve, si dhe plagosje, zhdukje, gjymtime e zhvendosje mijërash të tjerëve. Në ato rrethana të errëta, dhe kriza politike, u gjend z. Ramush Haradinaj. Ndjeu se kishte ardhur tashmë koha të vendosej fati i lirisë dhe i pavarësisë së vendit.

Ai ndihej i rritur dhe i burrëruar, i pjekur dhe i gatshëm për të rrëmbyer armët e lirisë, në radhët e ushtrisë për çlirimin e Kosovës (UÇK), duke u bërë gjeneral i saj në zonën e Dukagjinit. Luftoi si pakkush, në radhët e para, pa iu tutur vdekjes apo burgimit. U bashkua me popullin e tij, në luftën për lirinë e Kosovës, për pavarësi dhe demokraci. Ishte një ushtar patriot që mbronte atdheun e tij, paqedashës, dhe luftëtar i paqes për vendin e tij, Kosovën. Nuk ishte agresor ose përdhunues, nuk luftoi për gjakderdhje e gjakmarrje, as si mercenar, por iu kushtua lirisë së njerëzve të vendit të vet , luftës për çlirimin e Kosovës nga agresorët serbë. Ndaj në të gjitha operacionet ushtarake me UÇK-në kërkonte lirinë dhe vetëm lirinë, jo që të rrezikonte me luftë dhe të humbte paqen, sidomos kur ndodhi masakra e dhimbshme e familjes së atdhetarit Adem Jashari,

Ai u trondit thellësisht , nga vrasja e më shumë se pesëdhjetë vetave, nga kjo familje. Për të u bë detyrë imperative mbrojtja me armë e trojeve dhe jetëve të njerëzve të tij, nga mizoria serbe, sidomos para ndërhyrjes së forcave të NATO-s. Dhe kur ndërhyri NATO, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, e Kombet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës gjakatare në Kosovë, Ramushi bashkëpunoi intensivisht me cdo zë e forcë, që kërkonte paqe, dhe provoi përkushtimin e tij shembullor në mbrojtje të vendit dhe të njerëzve të tij, në radhët e UÇK-së”.

***

“Kësisoj, ai ka provuar se është një njeri i luftës për liri, një ushtar për demokraci, paqe dhe siguri në Kosovë, dhe kurrë agresor apo dhunues, siç pretendojnë disa.

Ai ka dhënë të gjitha paratë e punës së tij në Zvicër dhe Kosovë për çështjen e Kosovës dhe për lirine e pavarësinë e popullit të tij, jo vetëm kaq, edhe paratë e familjes së tij dhe ka inkurajuar shumë nga njerëzit e popullit shqiptar që të ndjekin shembullin e tij e të japin ndihmesë në të holla dhe sende me vlerë, për kauzën e madhe, sublime, të pavarësisë së plotë dhe arritjes së lirisë dhe paqes në Kosovë..

Ramushi, duke folur për betejat legjendare për liri, të Kosovës së tij martire, ka thënë: ‘Unë nuk hyra në luftë që të vdes, por hyra që të fitoj dhe të arrijmë lirinë, sigurinë, paqen’.

Me luftën dhe veprën e tij, ai nuk synoi kurrë poste ,karrierë politike, ushtarake ose synime të tjera, qëllimi i tij i vetëm- si i mijëra bashkombësve të tij kosovarë – ishte të arrihej pavarësia e Kosovës dhe çlirimi i popullit të saj, një qëllim fisnik për të cilin, ai dhe populli i tij kanë sakrifikuar shumë dhe e kanë paguar me gjak e jetë njerëzish të afërm, të dashur, miq, shokë, bashkatdhetarë e luftëtarë. Ai humbi vëllain, miq e shokë, si shumë e shumë familje të Kosovës martire”!

***

“Ai ka punuar si komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin dhe është dalluar për ndërgjegjshmëri të lartë në detyrat e ngarkuara nga Ushtria Çlirimtare, si një forcë ushtarake kombëtare patriotike, e përbërë nga burra besnikë e atdhetarë. Konform ligjeve dhe rregullave ndërkombëtare.

Në krye të Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka treguar aftësi politike te larta, dhe ishte një shembull e simbol i aspiratave politike dhe përvojës në këtë fushë. Kjo parti u themelua prej tij pas luftës dhe kështu hyri në politikë.

Pas përfundimit të luftës u krijua policia e Kosovës, me detyrën e ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe ai u emërua komandant i përgjithshëm i saj.

Zyrtarët në Kosovë dhe Kombet e Bashkuara, falë punës dhe përkushtimit të tij unikal, e kanë konsideruar një figurë e shquar që meriton respekt nga të gjithë, Dhe e njihnin ndikimin e tij të madh, të thellë, në popull dhe në jetën rreth tij.

Ka punuar si anëtar i Parlamentit Kosovar me grupin parlamentar për Bashkëpunim Ndërkombëtar, prandaj ylli i tij politik doli dhe u bë një figurë e mirënjohur midis politikanëve.

Ai është një figurë mahnitëse, qe në një periudhë të shkurtër të jetës, arriti të bëjë një hap të madh, cilësor, si kryeministër i Kosovës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori