Akiyoshi Kitaoka nga Universiteti Ritsumeikan në Japoni, e ka publikuar një imazh që duket sikur ka vetëm katrorë të vegjël.

Por, brenda fotografisë së edituar nga psikologu, ndodhet edhe portreti i një burri, që mund të dallohet me vështirësi, transmeton Telegrafi.


Vështirë të dallohet portreti i fshehur në iluzionin optik të psikologut japonez foto 2 Enigma brenda iluzionit optik

Për të parë se ku është fshehur, ai këshillon të qëndroni në distancë, të shikoni nga anash, apo thjeshtë të shihni imazhin e postuar më poshtë.

Në krijimin e këtij iluzioni optik, ai ka përdorur komponentë që e ngatërrojnë perceptimin, duke e bërë shumë të vështirë gjetjen e enigmës.

Vështirë të dallohet portreti i fshehur në iluzionin optik të psikologut japonez foto 3 Portreti i fshehur në katrorë

Derisa shumë shikues nuk kanë mundur ta gjejnë, sepse iu kanë dhembur sytë, të tjerë kanë qenë të vendosur derisa e kanë parë.

“Në fillim nuk shihej asgjë, as pas disa minutave nuk e gjeta, por më pas më dukej sikur ka qenë aty gjithmonë” është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/