LAJMI I FUNDIT:

Porsche Kosova prezente me pesë brende në panair, prezantojnë 18 vetura (Video)

Porsche Kosova prezente me pesë brende në panair, prezantojnë 18 vetura (Video)

Është duke u mbajtur panairi i automjeteve “Prishtina International Autoshow”, në të cilin janë duke marrë pjesë 23 brende, të cilat po përfaqësojnë modelet e tyre më të reja.

Gent Abdullahu, menaxher i shitjes në Porsche Kosova tha për Telegrafin, se në panair janë duke prezantuar 18 vetura.


Hapet panairi “Prishtina International Autoshow”, ekspozohen veturat që ndotin më pak ambientin (Video)
Lexo po ashtu Hapet panairi “Prishtina International Autoshow”, ekspozohen veturat që ndotin më pak ambientin (Video)

“Jemi këtu me pesë brende, Volkswagen, Skoda, Audi, Seat dhe Porscshe. Do të prezantojmë 18 vetura. Jemi munduar t’i sjellim modelet më të reja, risi kemi Volkswagen Touareg i ri, dhe Premium Porscshe”, deklaroi ai.

Menaxher i shitjes në Porsche Kosova, Gent Abdullahu

Tutje Abdullahu tha se vizitorët kanë interesim të madh për vetura, dhe se ky panair ofron mundësi të mira të blerjes.

Panairi i veturave po mbahet në Sallën e Panaireve në Shkabaj, dhe do të jetë i hapur deri me datën 5 maj.

Në ceremoninë e hapjes së këtij panairi ishin të pranishëm ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Panairi organizohet nga Shoqata e Importueseve të Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR) në bashkëpunim me kompaninë për organizim të eventeve “MODUS”, si dhe mbështetet edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI). /Telegrafi/