Cayenne Electric bëri bujë dje si Porsche-ja më e fuqishme ndonjëherë.

Ajo ka një fuqi marramendëse prej 1,139 kuaj fuqi.


Por forca në vijë të drejtë nuk është e vetmja shifër “që të hap sytë”.

Me 2,645 kilogram pa shofer, varianti Turbo është gjithashtu automjeti më i rëndë që Porsche ka ndërtuar ndonjëherë.

Ky dallim më parë i përkiste Porsche Cayenne Turbo E-Hybrid Coupe, e cila peshonte 2,595 kg.

Çuditërisht, ky SUV me motor me djegie të brendshme i tejkalon veturat e tjera elektrike të Porsche.

Megjithatë, Cayenne Turbo Electric shton edhe 50 kg të tjera, duke e bërë atë modelin më të fuqishëm që ka dalë ndonjëherë nga Zuffenhausen. /Telegrafi/