LAJMI I FUNDIT:

Porsche 911 u rrotullua dhe përfundoi 130 metra larg rrugës, shoferi shpëtoi pa lëndime serioze (Foto)

Porsche 911 u rrotullua dhe përfundoi 130 metra larg rrugës, shoferi shpëtoi pa lëndime serioze (Foto)

Mund të mos ketë ndalesë shpejtësie në garën që zhvillohet në Isle of Man, por ligjet e natyrës ende duhet të aplikohen

Në Isle of Man të Britanisë së Madhe, mblidhen shoferë nga e gjithë bota, që të marrin pjesë në garën e shpejtësisë Tourist Trophy, transmeton Telegrafi. Terreni i thepisur dhe me shumë pengesa që ofron ky ishull, ka bërë që aty të shkojnë shumë njerëz në fillim të qershorit. Derisa shumica përfundojnë si duhet, ka të tillë që nuk i përshtaten kushteve të rrugës dhe përfundojnë përjashta.

Fatin e mirë nuk  pati shoferi i një Porsche 911 GT3 RS, që pasi humbi kontrollin, u rrotullua dhe doli 130 metra larg rrugës. Për fat të mirë, shoferi që raportohet të ketë qenë i vetëm në makinë, nuk ka pësuar asnjë lëndim serioz. Shpejtësia e lartë me të cilën po lëvizte, ka bërë që veturës t’i del përjashta motori, teksa njëra rrotë e shkëputur i doli në pjesën e përparme.


Në përgjithësi, makina është shkatërruar në masë të madhe, pos kabinës së shoferit që duket sikur të ketë dalë prej prodhimit. Struktura e fortë, airbag-ët dhe siguria në përgjithësi që ofron Porsche, ka bërë që ai të shpëtoi vetëm me lëndime të lehta. Të afërmit e shoferit i kanë mbledhur pjesët e shkëputura nga makina, ndërsa u siguruan që asnjë kafshë nuk është lënduar nga kjo ngjarje. /Telegrafi/