LAJMI I FUNDIT:

Porsche 911 që mund të shitet për më se një milion euro (Foto)

Porsche 911 që mund të shitet për më se një milion euro (Foto)

Gjatë muajit të ardhshëm del ankand në Itali një Porsche 911 R që pritet të shitet për më shumë se një milion euro.

Vetura e lansuar gjatë vitit të kaluar, është njëra nga 991 njësitë që më nuk do të hyjnë në prodhim.


Të gjitha makinat e serisë janë blerë dhe asnjëri nga pronarët nuk do t’i shesë, pos këtij rasti ku blerës është një koleksionues i modeleve të Porsche.

Madje, ka më pak se njëmijë kilometra të kaluara, ndërsa është shumë i mbajtur, duke u konsideruar si të jetë i pa përdorur.

Meqenëse do të ketë shumë kandidatë të interesuar, pritet që çmimi të jetë edhe më i lartë. /Telegrafi/