Imigracioni dhe emigracioni, përkatësisht migrimi dhe shpërngulja janë dukuri të cilat kanë ndikim të rëndësishëm mbi jetën shoqërore dhe planifikimin e politikës sociale. Komunat të cilat kanë më pak mundësi dhe perspektivë kanë numër më të madh të qytetarëve që shpërngulen, më së shumti në qytete më të mëdha në kërkesë të jetesës më të mirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në listën e komunave sipas numrit të banorëve të paraqitur që janë shpërngulur jashtë kufirit të Republikës së Maqedonisë kryeson Ohri (4.431), ndërsa vijojnë Tetova (589) dhe Debarca (494). Numri i personave të shpërngulur të paraqitur nga këto tri komuna është 71% nga numri i përgjithshëm i personave të paraqitur të shpërngulur nga Republika e Maqedonisë, në periudhën e sipërpërmendur (7.688).
Sipas të dhënave që publikon Asociacioni MOST, Ohri mban edhe rekordin sipas numrit më të madhë të shpërnguljeve të paraqitura në një vit. Kështu, në vitin 2012 si të shpërngulur janë paraqitur 983 persona, që janë larguar nga Republika e Maqedonisë. Nga të shpërngulurit 505 persona kanë qenë meshkuj, ndërsa 478 femra. Pothuajse 70% nga të shpërngulurit kanë qenë në moshën mes 30 dhe 64 vjeçare, ndërsa 55% kanë thënë se shpërngulet për shkaqe familjare.
Numri i përgjithshëm i personave të paraqitur si të ardhur nga shtete të tjera në Republikën e Maqedonisë, në periudhën 2007-2015 (3.130) është 40% nga numri i përgjithshëm i personave të paraqitur si të shpërngulur nga Maqedonia në shtete tjera (7.688). Sipas viteve, statistika duket kështu:
Nga tabela mund të shihet se numri më i madh i personave të paraqitur si të shpërngulur është shënuar në vitin 2012, kur paraqitet dhe diferenca më e madhe në numrin e personave të shpërngulur (1.330) dhe numrin e personave të ardhur (396). Vetëm në vitin 2007 numri i personave të ardhur është më i madh se numri i personave të paraqitur si të shpërngulur për 245 persona.
Nëse bëhet analizë e numrit të përgjithshëm të qytetarëve të cilët janë shpërngulur në periudhën 2007-2015 në nivel komunash, do të shihet se përqindja e qytetarëve që janë shpërngulur në raport me popullsinë e përgjithshme në një komunë është më i lartë në komunën Debarcë. Përkatësisht, për këto 9 vjet përqindja e të shpërngulurve është 10,54%. Me numra kjo është 472 persona të shpërngulur nga 4.477 (numri mesatar i banorëve në periudhën e analizuar). Pas kësaj janë komunat Ohër me 6,26% ose 3.361 persona të shpërngulur nga 53.628 (numri i përgjithshëm i banorëve) dhe Makedonska Kamenica, poashtu me 6,21% ose 485 persona të shpërngulur nga 7.797 (numri mesatar i banorëve).
Sa i takon personave të ardhur në periudhën 2007-2015, këtu kryeson komuna e Resnjës ku përqindja e personave të ardhur është 4,72% nga popullsia e përgjithshme në këtë komunë, ose 770 nga 16.297 banorë (numri mesatar i banorëve në periudhën e analizuar). Pas saj vijon komuna Qendër me 3,83% ose 1.741 nga 45.412 banorë. Më tej vijon komuna Llozovë me 3,76 ose 99 nga 2.627 banorë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLaert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Vdes edhe personi i dytë pas të shtënave me armë në Klinë
Veliu: Askush dhe asnjë forcë nuk mund të më largoj nga LDK-ja
Mendimi paralajmëron shi dhe borë të enjten - temperaturat në rënie
Gjuajtje me armë në Klinë, një i vrarë dhe një i plagosur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit