LAJMI I FUNDIT:

Popullariteti i Vladimir Putinit në rënie, Kremlini rrit buxhetin e Russia Today për propagandë

Popullariteti i Vladimir Putinit në rënie, Kremlini rrit buxhetin e Russia Today për propagandë

Me popullaritetin tashmë në rënie të Vladimir Putinit dhe vendosja e sanksioneve nga ana e Shteteve të Bashkuara ndaj Rusisë kanë alarmuar Kremlinin që me ekspertët ideologjik dhe anti-amerikan të lëshojnë disa kundërpërgjigje.

Një ekspert sugjeroi publikimin e listës së medieve ruse që “përhapin lajme të rreme”. Ekspertë të ndryshëm ushtarakë propozuan formimin e “batalioneve të informacionit” në hapësirën kibernetike. Në fund të fundit, Kremlini arriti te strategjia e njohur: ndryshimi i perceptimit të Rusisë duke ndarë edhe më shumë para në propagandë.

Pasi u vendosen sanksionet – këtë herë si kundërpërgjigje ndaj helmimit dhe burgimit të politikanit opozitar Alexei Navalny – qeveria ruse po synon të zgjerojë audiencën botërore të kanalit televiziv Russia Today (RT) që financohet drejtpërdrejt nga Kremlini.


Ata duan të rrisin shikueshmërinë në platformat online duke promovuar përmbajtjen në të gjithë mediet ruse dhe të huaja, përfshirë RT, RIA Novosti dhe Sputnik. Për ta arritur këtë, Kremlini ka rritur buxhetin për mediet shtetërore në rreth 2.8 miliardë dollarë, një rritje prej 460 milionë dollarë nga vitet e kaluara.

“Pa dyshim, ushtarët e informacionit të RT-së do ta përdorin këtë buxhet domethënës në mënyrë efektive për të ndikuar te euro-skeptikët, anti-globalistët dhe kritikët e Washingtonit. Putin beson se nëse Perëndimi e ka Radio Liberty ose BBC, që sponsorizohen nga shteti, Kremlini duhet ta bëjë të njëjtën gjë. Kjo është një fazë e re e Luftës së Ftohtë. Mos e nënvlerësoni ndikimin në rritje të RT-së”, thotë për Daily Beast një politikan i opozitës në Moskë, Ilya Yashin.

Maria Baronova, një ish-aktiviste e opozitës që mbulonte çështje sociale ruse për RT, ishte ndaluar në disa platforma të rrjeteve sociale.

“Lufta e Ftohtë është nga te dyja palët. Në prill të 2020-së, më është ndaluar qasja në Twitter për të punuar për RT”, thotë Baronova.

Investimet në propagandë brenda vendit, tashmë e kanë kthyer Rusinë në një komb të skeptikëve. Në ditët e para të konfliktit në Ukrainë, 48 për qind e rusëve i thanë Fondacionit të Opinionit Publik se mendojnë që propaganda po dëmton shoqërinë e tyre.

Sipas një studimi të Qendrës ruse për Vlerësimin e Opinionit Publik, 88 për qind e të rinjve rusë të moshës 18-24 vjeç thanë se informacionin e merrnin në YouTube. Edhe propagandisti i Kremlinit, Vladimir Solovyev në një intervistë për Komsomolskaya Pravda ka pranuar se, “audienca në televizion po plaket tmerrësisht”.

Të rinjtë rusë janë të uritur për të vërtetën, dhe në vitet e fundit, vlogerët me më ndikim në Rusi kanë filluar të ofrojnë një qasje më të hapur në përmbajtje në videot e tyre në YouTube.

Vlogeri më i popullarizuar rus, Yury Dud ka 8.7 milionë ndjekës dhe më shumë se 500 milionë shikime në kanalin e tij në YouTube. Dhjetëra miliona persona shikuan dokumentarët e Dud mbi epideminë e AIDS-it dhe varfërinë në Kamchatka, gadishullin e harruar të Rusisë. Më shumë se 29 milionë njerëz panë intervistën e Dud me Alexei Navalny menjëherë pasi politikani u shërua nga helmimi me Novichok.

Përkundër presionit të shtetit mbi blogerët e opozitës, yjet në rritje të YouTube tani po mbulojnë disa nga çështjet politike më akute të Rusisë.

Irina Shikhman, një tjetër blogere e njohur, përqendrohet në bërjen e videove të orientuara drejt personave të famshëm, e cila u bën pyetje të pakëndshme në lidhje me jetën e tyre personale. Por disa nga videot më të njohura të saja janë të natyrës politike – mbi 2 milionë njerëz kanë parë intervistën e saj me avokaten e Navalnyt, Lyubov Sobol.

Kanali i vetëm i pavarur televiziv në internet i Rusisë, TV Rain ka 2.3 milionë ndjekës në YouTube. Themeluesja dhe pronarja e kanalit, Natalya Sindeyeva thotë se ajo nuk shqetësohet nga përkrahja në rritje e RT-së nga Kremlini.

“Ne kemi qenë duke konkurruar me kanalet televizive shtetërore pa asnjë buxhet shtetëror, pa asnjë burim administrativ, për 11 vjet dhe ia kemi arritur, që do të thotë se paratë nuk janë gjëja kryesore. Nëse ata rrisin mediet sociale, algoritmet do të njohin trafikun artificial. Ne nuk shohim ndonjë kërcënim, pasi kemi përvojë në përgjigjen ndaj sfidave. Audienca jonë na beson neve dhe blogerëve të pavarur, puna jonë kryesore nuk është të gënjejmë. Besimi nuk mund të blihet me para”, thotë Sindeyeva.

Është shumë herët të dihet nëse raportimet e RT-së do të nxjerrin medie të pavarura në Rusi.

“Kjo varet nga cilësia e përmbajtjes së tyre”, thotë kryeredaktori i TV Rain, Tikhon Dzyadko.

Disa blogerë të pavarur kanë vërejtur rritje të shpenzimeve qeveritare që lidhet me përmbajtjen në internet.

“Duket se Kremlini e kuptoi se nuk mund të ndalojnë YouTube, kështu që ata vendosën ta mbysin me propagandë. Autoritetet shpenzojnë para të mëdha në RT, më shumë se në çdo kanal tjetër televiziv”, thotë blogerja Karen Shainyan.

Pavel Kanygin, i cili menaxhon një kanal në YouTube për Novaya Gazeta, thotë se qeveria ruse ka filluar të shikojë platformat e medieve sociale si një kërcënim real.

“Ne mund të shohim se si Kremlini e ka marr me seriozitet YouTube. Tjetër gjë është të marrësh klikime dhe një tjetër gjë është t’i angazhon njerëzit të komentojnë mbi publikimin – kjo është një histori krejtësisht e ndryshme që nuk mund të krijohet artificialisht”, thotë Kanygin, veçanërisht pasi mbi 100 milionë persona e panë videon e “Pallatit sekret të Putinit”, një hulumtim i bërë nga ekipi i Navalnyt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori