LAJMI I FUNDIT:

Popovich për basketbollistët e SHBA-së: Darkat i kalojmë pa telefona celularë

Popovich për basketbollistët e SHBA-së: Darkat i kalojmë pa telefona celularë

Përkundër faktit se rreth 40 lojtarë nuk kanë pranuar të luajnë për ekipin kombëtar të SHBA-së në Kupën e Botës, i cili do të fillojë pas 11 ditësh në Kinë, SHBA-ja është akoma favorit kryesor për të fituar vendin e parë.

Një nga arsyet se pse ata janë pretendentët kryesor është edhe trajneri me përvojë, Gregg Popovich.

Strategu 70-vjeçar është një nga trajnerët më të mirë në historinë e basketbollit, duke fituar pesë tituj në NBA gjersa kjo është hera e parë në stolin e SHBA-së. Ai është i njohur për drejtimin njëzetvjeçar të klubit të San Antonio Spurs.


Popovich u tha gazetarëve se pos që ka një ekip të ri dhe se përveç talentit, është e rëndësishme që lojtarët të njihen me njëri-tjetrin dhe kështu të bëhen një ekip i vërtetë.

“Të gjithë dimë për punët në grup, kur ndjeheni përgjegjës, kur kujdeseni për dikë, kur e doni atë dhe keni empati për të, gjërat shkojnë më mirë. Ne dalim në darkë së bashku dhe kalojmë kohën jashtë fushës, duke mësuar për lojtarët dhe familjet e tyre. Ne nuk i njohim gratë e tyre, vajzat dhe fëmijët si në ekipet tona në NBA, kështu që është një proces i ngadaltë, por ne mësojmë më shumë çdo ditë”, tha Gregg.

“Ne shkojmë në darka pa celulare dhe njerëzit me të vërtetë flasin, duke pyetur se ku është rritur dikush dhe ka gjëra të tilla. Ju nuk mund të kaloni hapa, ju mësoni për njerëzit sa më shumë që të keni mundësi në një kohë kaq të vogël”, pohoi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Liga e Kampionëve
Donnarumma hero në

Donnarumma hero në "Anfield" - PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Liga e Kampionëve
Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Liga e Kampionëve
Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

La Liga
Kalo në kategori