Polonia nisi presidencën e saj të Këshillit të Bashkimit Evropian e zhytur në një mosmarrëveshje diplomatike me Hungarinë që nënvizoi një ndjenjë të thelluar të përçarjes politike në të gjithë Evropën.
BE-ja po përgatitet për kthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë këtë muaj në një platformë “America First” dhe vendosjen e mundshme të tarifave të SHBA-së mbi eksportet evropiane.
Ajo gjithashtu përballet me përkeqësimin e marrëdhënieve tregtare me Kinën dhe luftën e rëndë të Rusisë në Ukrainë, të gjitha në një kohë kur dy fuqitë kryesore të BE-së, Franca dhe Gjermania, janë të hutuara nga trazirat e brendshme politike.
Në këtë sfond të zymtë, Polonia po kërkon një rol udhëheqës në formësimin e politikës evropiane, veçanërisht në fushën e sigurisë.
“Nëse Evropa është e pafuqishme, ajo nuk do të mbijetojë. Le të bëjmë gjithçka që Evropa dhe Polonia të mos paguajnë çmimin më të lartë për lirinë, për forcën, për sovranitetin. Le të bëjmë gjithçka për ta bërë Evropën përsëri të fortë”, tha kryeministri polak Donald Tusk.
Atij iu bashkua presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për Kievin, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
“Këtë vit ne duhet të vazhdojmë të qëndrojmë me Ukrainën – aq sa është e nevojshme, për aq kohë sa duhet, për të fituar një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha Costa.
“Për këtë, ne duhet të vazhdojmë ta shohim mbrojtjen si një prioritet strategjik për Bashkimin Evropian”, shtoi ai.
Raportohet se Tusk shpreson “të udhëheqë një riorganizim në BE kur bëhet fjalë për ndërtimin e një koalicioni rreth mbështetjes për Ukrainën dhe paqes kuptimplotë”.
Tusk, një ish-president i Këshillit Evropian, i cili më parë ka shërbyer edhe si kreu i Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë, është një figurë e lidhur mirë në skenën e BE-së.
Por ndërsa kryeqytetet evropiane përballen me vendime të vështira për çështje të tilla si të forcojnë dhe financojnë shpenzimet e mbrojtjes, analistët thonë se Varshava nuk ka gjasa të jetë në gjendje të udhëheqë vetë.
Piotr Buras, kreu i zyrës së Këshillit Evropian të Marrëdhënieve me Jashtë në Varshavë, tha se sfidat me të cilat përballet BE tejkalojnë kapacitetin dhe horizontin kohor të çdo presidence gjashtëmujore.
“Ky është një moment kyç për Evropën mbi të gjitha për shkak të ardhjes së Trumpit dhe situatës në Ukrainë, por edhe çështjeve që lidhen me ekonominë më të gjerë, konkurrencën dhe ndoshta luftën tregtare”, tha Buras.
Lidhur me sigurinë kolektive të Evropës dhe mbështetjen për Kievin, disa analistë thanë se Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, mund të marrë një rol më të madh pas zgjedhjeve të saj kombëtare të 23 shkurtit.
“Shpresa e vetme është se udhëheqja e re gjermane do të vendosë të mbajë një qëndrim shumë më aktiv dhe më bindshëm”, tha Peter Bator, ish-ambasador sllovak në NATO. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trump “sfidon” Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t’i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit