LAJMI I FUNDIT:

Politologu Tahiri:  Institucionet e vendit e kanë për obligim që qytetarët e kthyer në Kosovë t’i risocializojnë

Politologu Tahiri:  Institucionet e vendit e kanë për obligim që qytetarët e kthyer në Kosovë t’i risocializojnë

Institucionet e vendit në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot në orët e hershme të mëngjesit kanë arritur të kryejnë operacionin e filluar nga muaji tetor i vitit të kaluar për të kthyer nga vatrat e luftës në Siri, 110 qytetarë të Republikës së Kosovës, ndër ta gra e fëmijë.

Politologu Ramush Tahiri, në një prononcim për Telegrafin ka vlerësuar operacionin e institucioneve të vendit për kthimin e tyre.

Tahiri theksoi se diku 600 persona nga Kosova kanë shkuar në Siri dhe Irak për të marr pjesë në luftëra, ku 70 prej tyre janë vrarë.


Tahiri: 110 qytetarë në bashkëpunim me SHBA janë kthyer në Kosovë nga Siria
Lexo po ashtu Tahiri: 110 qytetarë në bashkëpunim me SHBA janë kthyer në Kosovë nga Siria

Ai tha se Kosova fatkeqësisht nuk ka qenë imune nga ndikimi i shtetit islamik dhe pikëpamjeve ekstremiste islamiste.

“Nga Kosova kanë shkuar një grup i njerëzve që vlerësohet diku rreth 600 veta, në Siri dhe Irak ku kanë marr pjesë në luftëra. Nga ta rreth 70 luftëtarë janë vrarë dhe tash llogaritet që kanë mbetur familjarët e tyre, fëmijët dhe gratë nëpër kampe të ndryshme. Në vitin 2017 është bërë një përpjekje nga shoqatat e ndryshme dhe nga institucionet e Kosovës që të tërhiqet numri i refugjatëve nga Kosova, gra dhe fëmijë të mbetur në kampe, të cilët kanë mbetur një muaj në kufi me Turqinë, por Kosova nuk ka mundur pasi nuk ka treguar gatishmëri në atë kohë që t’i kthej. Në këtë mënyrë ata e kanë përjetuar edhe njëherë luftën përfundimtare nëpër kampe. Është shumë mirë që me aeroplan amerikanë kanë ardhur në Kosovë rreth 100 qytetarë dhe që janë vendosur në kampin e azilkërkuesve në Vranidoll, ku ka më shumë kushte të sigurisë por edhe kushte për risocializim”, ka thënë ai.

Sipas tij, kërkesë e miratuar e presidentit amerikan Donald Trump, që të dënohen pjesëtaret e ISIS-it, kurdo që kthehen nëpër vendet e tyre është gjë e mirë.

Qalaj: Arrestohen katër të kthyer nga Siria
Lexo po ashtu Qalaj: Arrestohen katër të kthyer nga Siria

“Është mirë që është miratuar kërkesa e presidentit amerikan Donald Trump, që të dënohen pjesëtaret e ISIS-it, kurdo që kthehen nëpër vendet e tyre dhe të marrin dënimin në bazë të ligjit. Ndërsa Kosova e ka një ligj për pjesëmarrje në luftëra të jashtme ku i dënon deri në 15 vjet”, u shpreh ai.

Politologu Tahiri, po ashtu tha se institucionet e vendit e kanë për obligim që qytetarët e kthyer në Kosovë, t’i risocializojnë.

“Kosova duhet t’i tërheq të gjithë së bashku me shtetet mike, dhe të ndërtohet programi i risocializimit. Është shumë me rëndësi që në Kosovë të krijohet shoqëria qytetare e cila përmes bindjes tregon që i ka vlerat më të mëdha se sa që i ka ekstremisti politik islamik. ISIS që ishte një ekskluzivet negativ ndaj të gjitha feve”, tha ndër të tjera ai, duke shtuar se Kosova duhet t’i ik kritikave negative nga Serbia se kinse ‘Kosova është një kopsht për ide radikale të ISIS-it’, e cila nuk qëndron.

Kryeprokurori Lumezi flet për të riatdhesuarit nga Siria: Kemi nisur hetimet ndaj katër të arrestuarve
Lexo po ashtu Kryeprokurori Lumezi flet për të riatdhesuarit nga Siria: Kemi nisur hetimet ndaj katër të arrestuarve

Ndryshe, gjatë operacionit të suksesshëm të institucioneve të vendit në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Kosovë janë kthyer 110 qytetarë, prej tyre 4 luftëtarë, 32 gra, 74 fëmijë, përfshirë dhe 9 fëmijë që kanë humbur prindërit e tyre në luftë. Ndërkaq, në bazë të shënimeve të Policisë së Kosovës, në zonat e luftës në Siri kanë mbetur edhe rreth 30 luftëtare, 49 gra dhe tetë fëmijë. /Telegrafi/