Marrëdhëniet e përkeqësuara ndërmjet mediave dhe institucioneve në Kosovë do të ndikojnë në renditjen e Kosovës në raportet ndërkombëtare për lirinë e shtypit, thotë Rikardo Gutierrez, sekretar i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ).
Sipas tij, politikanët, që në vazhdimësi shajnë ose ofendojnë media, tentojnë të ndalojnë qasjen e publikut në informacion.
“Sjellja e disa politikanëve kundrejt gazetarëve mund të dëmtojë përparimin e Kosovës sa i përket lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes”, thotë Gutierrez në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë.
Më 8 shkurt, Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook, i ka cilësuar gazetarët në Kosovë si “përfaqësues të ndërmarrjeve të përbashkëta kriminale”.
Ai ka kritikuar mediat për, siç ka thënë, lidhjet e tyre me “para-politikën”, pa dhënë detaje se çfarë nënkupton me këtë.
Ai po ashtu ka thënë se gazetarët tentojnë ta njollosin punën e presidentes Osmani, por më pas e ka fshirë postimin.
Reagimit të Sadriut i ka paraprirë publikimi i disa lajmeve në mediat në Kosovë, të cilat kanë pretenduar se presidentja Osmani, në kohën kur ka qenë deputete, ka marrë kompensim për naftën e përdorur për udhëtime nga Mitrovica, ndërkohë që ka qenë duke jetuar në Prishtinë.
Në një intervistë për transmetuesin publik në Kosovë, RTK, më 10 shkurt, presidentja Osmani ka thënë se bashkëshorti i saj “e ka qartësuar shumë mirë që në asnjë moment nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje kriminale”.
“Reagimet janë ndaj një interpretimi që është dhënë dhe jo ndaj së vërtetës”, ka thënë Osamani, duke shtuar se ajo, gjatë pesë mandateve të saj si deputete, “nuk ka kërkuar kurrë kompensim”.
Presidenca e Kosovës nuk i është përgjigjur kërkesës së REL-it për komente.
Gutierrez thotë se gazetarët mund të kritikohen, por, sipas tij, nuk duhet të kërcënohen apo ofendohen.
“Gazetarët duhet të jenë rojet e demokracisë. Duke i mbrojtur gazetarët përballë sulmeve të politikanëve, po e mbroj të drejtën e qytetarëve të Kosovës për qasje në informata të lira dhe të pavarura”, thotë Gutierrez.
Më 10 shkurt, Qendra Evropiane për Liri të Mediave, Federata Evropiane e Gazetarëve dhe disa organizata të tjera për mbrojtjen e gazetarëve u kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës që “të ndalojnë gjuhën diskredituese dhe denigruese ndaj gazetarëve”.
“Ne bëjmë thirrje që menjëherë t’i jepet fund gjuhës diskredituese dhe denigruese ndaj publikimeve mediatike nga zyrtarët dhe individët e lidhur me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, Zyrën e presidentit dhe institucionet e tjera të nivelit të lartë”, thuhet në letrën e publikuar nga Qendra Evropiane për Liri të Mediave, më 10 shkurt.
Kosova, sipas disa vlerësimeve, tashmë është në grupin e vendeve me situatë problematike të lirisë së shtypit. Në raportin e publikuar më 20 prill të vitit 2021, organizata e Reporterëve pa Kufij e ka radhitur Kosovën në pozitën e 78-të, në mesin e 180 vendeve.
Ky vlerësim ka qenë për 8 pozita më i keq krahasuar me vitin paraprak.
“Gazetarët dhe mediat në Kosovë janë të ekspozuara ndaj një ambienti armiqësor, që përfshin sulme fizike dhe verbale, sulme kibernetike, presion për të censuruar veten dhe mungesë të transparencës për pronësi të mediave”, është thënë mes tjerash në raportin e Reporterëve pa Kufij.
Juristja e së drejtës së medias në Kosovë, Flutura Kusari, thotë se zhvillimet e ditëve të fundit i kanë dëmtuar jashtëzakonisht shumë marrëdhëniet ndërmjet institucioneve dhe mediave. Sipas saj, ato janë në nivelin më të ulët të mundshëm.
Kjo, shton Kusari, është pasojë e “gjuhës denigruese, të mirorkestruar online kundër gazetarëve”, e cila “vjen nga zyrtarët e Zyrës së Kryeministrit, Zyrës së Presidencës dhe Lëvizjes Vetëvendosje”.
“Në këtë mënyrë, gazetarët po mundohen që të portretizohen sikur janë armiku i popullit – gjë që është jashtëzakonisht e rrezikshme. Këto sulme krijojnë një lloj përshtypjeje se gazetarët nuk duhet të respektohen dhe që liria e medias mund të cenohet lirshëm”, thotë Kusari.
Edhe ajo vlerëson se situata e këtyre ditëve “do të reflektojë në vlerësimet ndërkombëtare” të lirisë së shtypit në Kosovë.
Kusari pret që këto zhvillime t’iu kushtojnë politikisht edhe njerëzve në pushtet, të cilët, siç thotë, do të duhet të punojnë shumë “për të përmirësuar imazhin e krijuar ditëve të fundit”.
Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, thotë se ankesë kryesore e gazetarëve në Kosovë është, sipas tij, transparenca e munguar e Qeverisë.
Raportet e mediave me Qeverinë aktuale të Kosovës janë vështirësuar, thotë Rexha.
“Është absolutisht e rrezikshme kur sulmet vijnë nga njerëzit e veshur me pushtet. Këto sulme të kohëpaskohshme të individëve të pushtetit, e rrezikojnë sigurinë e gazetarëve dhe e vështirësojnë klimën e të bërit gazetari në Kosovë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
REL ka kërkuar koment nga Qeveria e Kosovës, por nuk ka marrë përgjigje.
Kosovës i është tërhequr vërejtja edhe nga disa organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, në lidhje me lirinë e mediave.
Human Rights Watch ka thënë në raportin e publikuar në janar se “gazetarët në Kosovë janë në shënjestër të sulmeve, kërcënimeve dhe frikësimit”.
Sipas këtij raporti, autorët e sulmeve ndaj gazetarëve “rrallë janë mbajtur përgjegjës”. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re – Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-380x233.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re – Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-11-380x233.jpg)
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-380x233.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-11-780x439.jpg)
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re