Tashmë tipologjia e zhvillimit të politiëvs shqiptare është lidhur pazgjidhshmërisht si kurrë më parë me interferimin dhe ndërmjetësimin organik të medias, e cila zotëron pushtet të padiskutueshëm bazuar në teknologjinë moderne të transmetimit dhe infrastrukturën e diversifikuar të komunikimit digjital masiv. Besoj se nuk ka njeri që nuk është i ndërgjegjshëm për këtë realitet dominant sociopolitik e mediatik, të rolit, fuqisë dhe pushtetit që ka media, e cila sot ecën mbase më shpejt dhe ka ndikime më të gjithanshme sesa “makineria politike”. Sidomos kur është fjala për procesin e dyanshëm dialektik të informimit dhe formimit të mendimeve të qytetarëve në formën e qëndrueshme të opinionit politik publik.
Sot në Shqipëri janë me dhjetëra formate televizive dhe qindra portale të cilat në konkurrencën ndërmjet tyre përpiqen të japin sa më shumë efekte në sendërtimin e opinionit publik politik të qytetarëve. Madje, “beteja” për sa më shumë ndikim është pa dyshim pjesë normale e deontologjisë së medias dhe rrjeteve të tjera të komunikimit digjital e masiv. Sepse, kemi hyrë në një epokë që burimi për informacionet e lajmet politike që kanë ndikim në formimin e opinionit publik politik, nuk e kanë më vetëm gazetat, radioja apo televizioni, por janë edhe kanalet, rrjetet e portalet e shumta, të cilat nëse dy dekada më parë ishin thjesht faktorë komplementarë të këtij procesi, tashmë janë bërë të rëndësishëm. Madje, në disa aspekte edhe vendimtarë.
Me fjalë të tjera, tashmë është bërë problem i gjerë social, krejt i ndjeshëm për të gjithë, mënyra si realizohet komunikimi politik, si bëhet lidhja e politikës me median dhe qytetarët. Kjo, sidomos në kushtet kur shoqëria shqiptare ka marrë formatin e zgjeruar të një “shoqërie mediatike”. Në këto marrëdhënie dikotomie midis politikës dhe medias, janë të sintetizuara të gjitha sukseset dhe patologjitë politiko-mediatike. Situata e lidhjeve të politikës me median ka brenda të sintetizuar një problematikë komplekse. Sepse, edhe pse nuk mund të flasim për një bashkim, unitet apo “shkrirje simbiotike” midis politikës dhe medias, nuk mund të mos evidentojmë në disa rate shfaqjet e dukshme, fare të dallueshme të mercenarizmit apo vasalitetit mediatik ndaj synimeve omnipotente të politikës, dëshirës së saj frenetike për ta vënë median nën kontroll, apo si mjet në shërbim pasiv të qëllimeve të saj.
Në dukje shfaqet një lloj pavarësie identitare pluraliste e medias, por që pas kësaj dukjeje janë “mëkatet” e vartësisë dhe interferimit determinant në shumë raste të “pushtetit të politikës”. Që e realizon herë dhunshëm e herë të tjera me elegancë civile, me intervenime estetikisht të “galvanizuara” duke e kombinuar me kujdes me lukun e sjelljes demokratike. Është fakt që megjithë ndryshimet dhe përmirësimet që kanë ndodhur, sidomos në dekadën e fundit në procesin e demokratizimit dhe profesionalizmit të medias, akoma nuk e ka siguruar pavarësinë e vërtetë informuese e redaktuese. Për pasojë, ende nuk është e çliruar plotësisht nga presioni i aktorëve politikë, ekonomikë e shoqërorë, nga forca e lobimeve ekstramediatike dhe omnipotenca e ndikimeve të biznesit.
Ka një situatë ambivalente në raportet midis politikës dhe medias, e cila është faktor negativ, me pasoja të shumanshme dëmtuese jo vetëm për identitetin dhe pavarësinë mediatike, por sidomos për autoritetin, vlerat substanciale e autoritetin “fizik dhe metafizik” të politikës, e cila e ka në “gjak” sëmundjen e paternalizmit, përdorimit të gjithë llojeve të stratagjemave dhe marifeteve për të vënë nën kontroll median, si mënyra më adekuate për të ndikuar në ndërtimin e mentalitetit të unifikuar formues të opinionit politik e publik të qytetarëve.
Në të vërtetë, ky është shqetësim jo vetëm për shoqërinë shqiptare, por edhe për politikën e vendeve me staturë demokratike më të konsoliduar. Kohët e fundit gjithnjë e më shumë ndihet, në politikën shqiptare, nervozizmi, agresiviteti dhe konfliktualiteti midis politikës dhe medias, në luftën për përdorimin me çdo kusht dhe vënien në funksion të mjeteve mediatike, për të realizuar objektivat e manipulimit politik, përmes politikës së kontakteve publike e të personalizuara me qytetarët përmes “politikës komunikuese” mediatike. Është e vërtetë që tashmë në tregun mediatik shqiptar, të paktën në dukje, ka një lloj pavarësie të medias nga politika, por kjo jo në kuptimin substancial të pavarësisë së vërtetë, sesa të ndarjes dikotomike të medias për qëllime e arsye të caktuara të media të majta e të djathta.
Dukja e ekzistencës së “mediave konkurruese”, nëse do ishte e vërtetë dhe qëndrimet konkurruese do të ishin të pavarura, ato do t’i bënin mirë politikës dhe shumë mirë ndërtimformimit të opinionit politik publik të shoqërisë. Por kjo bëhet kur informacionet mediatike të jenë sovrane, të besueshme dhe interpretimet e gazetarëve dhe intelektualëve mediatikë të jenë të vërteta e të besueshme njëkohësisht. Fakti që mediat janë pjesë e biznesit dhe shfaqen si pronë private, është një problem më vete. Edhe pse nuk ka rrugë tjetër, duhet pranuar që ky është një faktor, që shpeshherë bëhet shkak për shfaqjen e patologjisë sociale të deformimit të marrëdhënieve të politikës me median.
Pronarët e “perandorive mediatike” jo gjithnjë janë të paanshëm në këtë dikotomi problematike midis interesave të politikës dhe deontologjisë e profesionalizmit të medias. Shpeshherë, në rrjetin e gjerë intermedial ndihen preferencat, orientimet dhe qëllimet politike të pronarëve, që determinojnë politikat redaktoriale, e rrjedhimisht në mënyrë indirekte interferojnë në procesin e ndërlikuar të formimit të opinionit publik politik. Historia e viteve të fundit ka dhënë shembuj të ndonjë pronari medie, që përmes saj u mundua të realizojë ambicien e vet politike, duke përdorur jo vetëm gazetën pronë të tij, por gjithë forcën ekonomike të biznesit personal për të arritur qëllimet e veta politike. Nga pikëpamja ligjore e morale nuk ka gjë të keqe apo të kundërligjshme që të përdorësh median “pronë private” për qëllime të personalizuara.
Problemi është ndikimi në pikëpamjet e qytetarëve dhe sferën e formësimit të mendimit publik të tyre. Akoma më shumë, kur dihet që në shoqërinë shqiptare, akoma të politizuar, media është forma më masive e komunikimit, mbase më kryesori si instrument që realizon përfshirjen e qytetarëve në politikën e ditës. Qoftë në politikat afatgjata strategjike e militanteske apo edhe për hobi apo kalim kohe. Në këto tri dekada të jetës demokratike, cilësia e politikës dhe interferimet politike të medias, kanë sjellë një “sëmundje endemike” shumë të gjatë, të fortë dhe me pasoja jo vetëm në raportet shpesh të deformuara të qytetarit me politikën, por edhe në procesin e ndikimit të medias në formimin e opinionit individual dhe mentalitetit-karakterizues social të qytetarit për cilësinë, vlerat, antinomitë dhe “mëkatet” e politikës.
Në sociologjinë politike, kjo është hipoteza e sëmundjes “video-malaise”, që buron nga fakti që qytetarët duke shfrytëzuar lëndën politike që transmetojnë mediat shpeshherë, për të mos thënë shumë herë, i marrin ato si burime të vërteta, të garantuara të informimit publik. Për pasojë e kanë më të lehtë të besojnë më shumë median duke qenë të prirur për skepticizëm e duke mbajtur distancë ndaj politikës reale. Në këtë situatë, njerëzit në shumë raste tregohen mosbesues dhe cinikë me të. Ky është procesi i ndërlikuar, të cilin filozofi Jurgen Habermas, e quan “tëhuajëzim të qytetarëve nga politika”, e cila sipas tij ushqen “alivanosje, apati e pakuptueshmëri”. Pa dyshim është fare evidente shfaqja e një lloj “imperializmi” i politikës mbi median, qoftë si sasi informacioni apo si “zaptuese kohore” e vazhdueshme, e pandërprerë e hapësirës mediatike.
Kjo është pjesë e patologjisë “video-malaise”, që diagnostikohet lehtë kur shikon epërsinë që ka politika dhe politikanët, si ofrues kryesorë dhe ndikues në lëndën e transmetimeve mediatike gazetareske, televizive e dixhitale. Unë besoj se duke parë sasinë, intensitetin dhe dendësinë kohore të informimit mediatik me lajme politike, të cilat “bombardojnë” pareshtur qytetarin, duhet të themi se ato janë vërtet në rolin e të “privilegjuarit mediatik”, me hapësira kohore dhe limite transmetimi pothuaj të pakufizuara. Në këtë aspekt, në raport me politikën dhe politikanët, pozicioni i aktorëve të tjerë të shoqërisë civile është më periferik, me ndikime spontane në formimin e opinionit politik publik e mediatik. Nuk është normale, madje është me pasoja për cilësinë e formimit të opinionit publik politik, fakti që raporti i politikës me aktorët e tjerë “jopolitikë” apo “ekstrapolitikë” është i shpërpjesëtuar.
Kjo është arsyeja pse pesha e politikës në krijimin e opinionit publik mediatik, është jashtëzakonisht e fortë. Për shkak të përfshirjes së dobët, pasqyrimit të cekët të rolit të aktorëve të tjerë, ky mendim është përgjithësisht i ndarë, i copëtuar, i politizuar, dikotomik. Më së shumti me nuanca të forta militantizmi dhe fare pak me verb qytetar. Ky raport i shpërpjesëtuar i medias në raport me politikën, por dhe me aktorët e tjerë që janë me ndikime periferike mediatike, është sipas mendimit tim, shkaku kryesor pse krahas militantëve po krijohet një shtresë e gjerë e “qytetarit mesatar”, që shfaqet i painteresuar për politikën. Qoftë në kuptimin thelbësisht ontologjik, por edhe me shfaqjen e dukshme të indiferencës tipike mediatike. Pavarësisht patologjive kalimtare, politika dhe media në Shqipëri nuk mund të qëndronin jashtë shtratit të përbashkët, rrjedhave postmoderne të komunikimit masiv, i cili në shoqëritë me “hapësirë të madhe kombëtare”, nuk mund të jetë kurrë i kufizuar apo i parcelizuar nga koncepte komunikative autarkike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUEFA vjen me njoftim për ndeshjen Rumani – Kosovë, fillojnë procedurat për atë që ndodhi në Bukuresht
Befason Blerina Kllokoqi Rugova, përmes një videoje lë të kuptohet se tani është përkrahëse e Vetëvendosjes?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
"Thërriste nënë, nënë", farmacistja tregon momentet kritike të 14-vjeçarit i cili vdiq nga therja me thikë
Çfarë thotë neni 55, sipas të cilit UEFA hapi hetimet për ndeshjen Rumani - Kosovë
Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian