LAJMI I FUNDIT:

Policia shfaqi portretin më qesharak, në përpjekje për ta zënë të dyshuarin (Foto)

Policia shfaqi portretin më qesharak, në përpjekje për ta zënë të dyshuarin (Foto)

Portreti i një të dyshuari, është shpërndarë në rrjetet sociale, por jo për arsyet e duhura.

Megjithëse policia në WarWickshire të Anglisë, e shfaqi në përpjekje për ta zënë një të dyshuar, të gjithë u mahitën për pamjen qesharake që kishte, transmeton Telegrafi.


Portreti qesharak

“Sigurisht e ka tmerruar dikë, me këtë buzëqeshje gjigante” si dhe “duket se po vazhdon një prilli”, ishin dy prej komenteve të shumta.

Nuk kaloi gjatë dhe zyrtarët policorë, thanë se ky portret ishte krijuar nga ekipi profesionist, bazuar në përshkrimet e dëshmitarëve.

Macja nga filmi

Imazhi është shpërndarë më se 2,200 herë brenda një dite, ndërsa u krahasua me macen me gojë të madhe nga filmi i animuar Liza në Botën e Çudirave. /Telegrafi/