Policia e Kosovës gjatë një kontrolli në Prishtinë ka gjetur dhe sekuestruar dy armë me tre fishek.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në lagjen Veternik, bën të ditur PK-ja përmes një komunikate për medie.


“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e Njësitit të reagimit të shpejtë, sot rreth orës 19:00, në lagjen Veternik, për kontroll rutinore, kanë ndaluar një veturë të tipit BMË. Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë 2 personave që ishin automjet, policia ka arritur që në trupin e ngasësit dhe në automjet, të gjej dhe të sekuestroj: dy (2) armë, si dhe 3 fishekë”, thuhet në komunikatë.

241162979 4434609063266262 912164895053740228 n

Tutje, PK-ja njofton se “I dyshuari F.K mashkull 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar në stacionin policor jugu në Prishtinë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”. /Telegrafi/