LAJMI I FUNDIT:

Policia i reagon ministrisë së udhëhequr nga Jevtiq, shqiptarët nuk e kanë rrahur serbin në Istog

Policia i reagon ministrisë së udhëhequr nga Jevtiq, shqiptarët nuk e kanë rrahur serbin në Istog
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me postimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, i cili kishte thënë se disa shqiptarë e kishin rrahur një serb të kthyer nga Serbia në Kosovë, madje postimi ishte bërë në faqen zyrtare të Ministrisë.

Në sqarimin e Policisë thuhet se postimi i faqes së postuar nga ministri me titull “Incidentet kundër të kthyerve serbë po vazhdojnë nuk qëndron”.


Po ashtu policia ka sqaruar se kanë arrestuar dy të dyshuarit, të komunitetit egjiptian të cilët kishin shkuar për të vjedhur dru.

“Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, reagon ndaj shkrimit të z.Dalibor Jevtiç Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, të postuar përmes rrjetit social dhe faqes zyrtare të Ministrisë me titull ”Incidentet kundër të kthyerve serbë po vazhdojnë”, i cili ka aluduar se shqiptarët kanë rrahur qytetarin P.M. të nacionalitetit serb, i kthyer për të jetuar me familjen e tij në fshatin Oprashkë të Komunës së Istogut, nuk qëndron”, thuhet në komunikatën e policisë.

Pastaj, policia ka sqaruar se pas pranimit të informacionit për rastin e raportuar sot 12.06.2020 si ‘lëndim i lehtë trupor’, Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kompetent nga stacioni policor në Istog, menjëherë kanë ndërmarr veprimet operativo hetimore, ku pas një pune intensive kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar, të cilët dyshohen se janë përfshirë në rastin e prerjes ilegale të druve në pyllin e viktimës të cilin po ashtu dyshohet se e kishin sulmuar.

“Gjatë identifikimit dhe realizimit të procedurave të parapara ligjore, ka rezultuar se personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë të komunitetit Egjiptian. Rr.G. i lindur me 1998 m/k/egjiptian, Rr.G. i lindur me 2001 m/k/egjiptian. Vlen të potencohet se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe i njëjti pas tretmanit është liruar në shtëpi. Personat e dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, thuhet në sqarimin e policisë.

Andaj, bazuar në veprimet hetimore dhe informacionet zyrtare konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, se personat e dyshuar nuk janë shqiptarë dhe se rasti nuk ka të bëjë me sulm ndaj personave/qytetarëve të kthyer për të jetuar në Republikën e Kosovës.

Ndryshe, para pak orësh përmes një njoftimi, ministria për Komunitete dhe Kthim kishte shkruar se kinse në fshatin Oprashkë në komunën e Istogut, ku dikur jetonin dikur rreth njëzet familje serbe, sot Petko Miletiq, i vetmi serb i kthyer dhe banor i këtij fshati, u rrah nga shqiptarët.

Sulmohet një serb nga dy shqiptarë në Istog, reagon Ministria për Komunitete dhe Kthim
Lexo po ashtu Sulmohet një serb nga dy shqiptarë në Istog, reagon Ministria për Komunitete dhe Kthim

“Miletiq i rrahur është dërguar në Spitalin e Pejës për ekzaminime shtesë mjekësore pasi ka marrë ndihmë mjekësore në ambulancën lokale, i shoqëruar nga policia. Miletiq pësoi lëndime trupore nga dy shqiptarë ndërsa parandaloi prerjen e paligjshme të drurit në pronën e tij, dhe me atë rast, telefoni i tij celular u vodh. Rritja e numrit të incidenteve në të vërtetë na jep që shqetësimi ynë për mbijetesën e të kthyerve serbë po rritet me intensitet në rritje. Përpjekjet për të mbrojtur në një mënyrë institucionale ata që, pas kthimit të tyre, duan të jetojnë dhe të punojnë në pronat e tyre pa pengesa, bëhen plotësisht të pakuptimta pas çdo incidenti të përsëritur”, thuhej në njoftimin e ministrisë.

Më tej në njoftimin e ministrisë thuhet se ankesat pranë agjencive të zbatimit të ligjit, përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve të Kosovës që mund të ndihmojnë në luftimin e këtij problemi nuk do të ndalen derisa të jemi të bindur se çdo i kthyer në Kosovë është i sigurt.

“Është obligimi ynë moral të përpiqemi të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për t’i ndihmuar të kthyerit të kapërcejnë këto kohë të vështira. Ne e kemi bërë atë në të kaluarën, po e bëjmë tani dhe do ta bëjmë atë. Heshtja dhe indiferenca ndaj incidenteve të sigurisë të këtij lloji, pjesërisht, nënkupton miratimin e tyre. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që autorët e këtyre veprave të gjenden dhe të ndiqen sa më shpejt të jetë e mundur, është thënë nga Ministria për Komunitete dhe Kthim. Që nga shkurti, sipas informacioneve nga terreni të marrë nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, ky është incidenti i 26-të me radhë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori