LAJMI I FUNDIT:

Policia publikon pamjet e arrestimeve të familjes së rrezikshme Çapja (Video)

Policia publikon pamjet e arrestimeve të familjes së rrezikshme Çapja (Video)

Policia e Shqipërisë ka shpërndarë pamjet e operacionit “Krasta” i zhvilluar të premten në Elbasan, ku në pranga kanë rënë 13 persona, përfshi këtu dhe Florenc Çapjan, anëtarin e bandës së rrezikshme në qytet.

Policia në njoftimin e saj ka zbuluar se në bashkëpunim me prokurorinë kanë arritur të zbardhin tre akte të rënda kriminale të ndodhura vite më parë dhe që kanë të bëjnë në rradhë të parë me të arrestuarin Florenc Çapja. Ndër të shoqëruarit, 60 në total, ka qenë dhe Ardian Çapja, i konsideruar si koka e familjes, e mbi të cilin janë kryer vite më parë një sërë atentatesh mafioze, transmetojnë mediat.


Kush janë të arrestuarit e operacionit “Krasta”:

1. Florenc Çapja, 38 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan lagjja “Emin Matraxhiu”. Për këtë shtetas u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 477 datë 11.06.2019, per të cilin ishte caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg” i dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim të mbetur tentativë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Për Procedimin Penal nr. 627 viti 2013 nga hetimet e zhvillura ka rezultuar se, autorë të kësaj ngjarje janë shtetasit:

1. Marjus Lulaj (alias Suel Çela), 31 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan “Lagjja 5 Maji”, aktualisht person i shpallur në kërkim për një tjetër vepër penale.

2. Endri Çopja, 30 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, aktualisht i ndaluar për një vepër tjetër penale dhe vendimi ndaj këtij shtetasi u ekzekutua në ambientet e IEVP Elbasan.

Për Procedimin Penal nr. 1121 viti 2012 nga hetimet e zhvillura ka rezultuar se autorë të kësaj ngjarje janë shtetasit:

1. Ervis Bardhi, 38 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Elbasan, “Lagjja Shënkoll”, i cili është shpallur në kërkim.

2. Etien Cani, 28 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan “Lagjia Çlirimi” i cili është shpallur në kërkim.

Si rezultat i hetimeve u arrit që përmes provave ligjore të dokumentohej aktivitetit korrruptiv i shtetasve të mëposhtëm, si dhe u ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për të cilët është caktuar masa e sigurisë “Arrest me Burg” për veprat penale: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” parashikuar nga nenet 244, 245/1,2, dhe 149/a:

1. Bledar Karaj, 39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,

2. Adem Boriçi, 61 vjeç, lindur e banues në Elbasan.

3. Andrea Nathanaili, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë.

4. Suela Musta, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

5. Izmir Hajdari, 51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

6. Artan Drazhi, 34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,

7. Shkelqim Sula, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim

8. Ervin Tahiri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori