LAJMI I FUNDIT:

Policia po verifikon mesazhin kërcënues të grupit “Rugovasit”

Policia po verifikon mesazhin kërcënues të grupit “Rugovasit”

Policia e Kosovës thotë se ka pranuar një informacion lidhur me një e-mail kërcënues të grupit të ashtuquajtur “Rugovasit”.

Në email-in dërguar disa mediave, ky grup thotë se ka vendosur një predhë tek varrezat në lagjen “Dragodan” të kryeqytetit.

Ata thonë se këtë po e bëjnë për shkak të kundërshtimit të ratifikimit të marrëveshjes së demarkimit të kufirit me Malin e Zi, duke e porositur kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, “që të mos gabojë e ta kthejë në Parlamentin e Kosovës”.


Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha, i ka thënë KosovaPress-it se policia e Kosovës me të pranuar informacionin për email-in kërcënues, ka ndërmarrë menjëherë veprimet për verifikim.

Ai tha se deri në këto çaste nuk është raportuar të jetë gjetur ndonjë mjet i dyshimtë, por se ka shtuar policia është duke punuar në vazhdimësi rreth këtij rasti.

“Policia e Kosovës është në dijeni për e-mailin kërcënues dhe bazuar në informacione që posedon, veprime respektive janë ndërmarr menjëherë për verifikim dhe në vazhdimësi po punohet nga njësitet relevante”, tha Hoxha.

Grupi “Rugovasit”, përmes e-maileve disa herë ka marrë përgjegjësinë për sulmet me bomba në Prishtinë, përfshirë atë ndaj Parlamentit të Kosovës,

Në mesazhin elektronik dërguar mediave gjatë ditës së sotme, ky grup është shprehur: “Isa Putini po tenton me kthy demarkacionin. I bojm thirrje mos me gabu me kthy. Jo rasisht te vorret ne Prishtine e kem lon ni predhe, te prroni ne jug te vorreve. I bojm thirrje edhe gjithe deputetve mos me gabu mifal tokat tona”!

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Kalo në kategori