LAJMI I FUNDIT:

Policia njujorkeze arreston Harvey Weinsteinin

Policia njujorkeze arreston Harvey Weinsteinin

Harvey Weinstein është arrestuar nga detektivët e qytetit të New Yorkut me akuza se përdhunoi një grua dhe e detyroi një tjetër të kryejë seks oral.

Rreth orës 7:30 të mëngjesit, ai nuk e tha asnjë fjalë teksa dorëzohet në një stacion të policisë në Lower Manhattan, i rrethuar nga disa detektivë.

Viktima në rastin e përdhunimit nuk është identifikuar publikisht, por regjisori është akuzuar për ngacmim seksual dhe sulm ndaj yjeve të filmit dhe punonjësve të kompanisë së tij të gjatë dhjetëvjeçarëve të kaluar.


Skandali plasi kur për herë të parë folën publikisht Gwyneth Paltrow dhe Angelina Jolie, të cilat treguan rrëfimet e tyre që kishin ndodhur vite më parë.

Kjo kishte nxitur edhe reagimin e shoqërisë civile dhe krijimit të lëvizjes #MeToo, e cila po inkurajon femrat që mos të fshihen prapa abuzimeve dhe ngacmimeve seksuale.

Theksojmë se muajin janar, më shumë se 300 aktorë, shkrimtarë dhe regjisor nisën projektin “Time’s Up”, duke mbledhur mbi 20 milionë euro në vetëm një muaj për të financuar asistencën ligjore për njerëzit që vuajnë nga ngacmimet, abuzimet ose sulmet në punë.

Ndryshe, tashmë kompania e prodhimit të filmave të Weinstein, po me të njëjtin emër, ka shpallur falimentimin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Magazina
Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

Magazina
Varroset Mentor Palokaj, Unikkatil i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij

Varroset Mentor Palokaj, Unikkatil i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij

Magazina
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori