LAJMI I FUNDIT:

Policia në rajonin e Mitrovicës shton masat në ofrimin e sigurisë në pishina, lumenj dhe liqene

Policia në rajonin e Mitrovicës shton masat në ofrimin e sigurisë në pishina, lumenj dhe liqene

Në kuadër të planit operativ “Sezoni veror” 2022, me qëllim të shtimit të masave të sigurisë në pishina, lumenj dhe liqene, vende këto të cilat paraqesin rrezik potencial për sigurinë e qytetarëve në veçanti të rinjve- fëmijëve, policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut, në bashkëpunim me institucionet komunale ka filluar me aktivitete të shtuara me qëllim të parandalimit të këtyre rreziqeve.

Sipas njoftimit, angazhimet policore dhe të autoriteteve komunale po realizohen praktikisht në teren duke vlerësuar gjendjen  e pishinave, lumenjve dhe liqeneve.

“Në zonat ku janë vlerësuar që mund të paraqesin rrezik janë duke u vendosur/rivendosur shenja të lajmërimit të rreziqeve varësisht nga rreziqet e identifikuara. Gjithashtu pjesë e këtyre angazhimeve në vijim do të jenë edhe kontaktet me pronar të pishinave dhe sugjerimet që ata t’ i përmbahen manualeve të sigurisë përfshirë edhe prezencën e ekipeve të shpëtimit në pishina.


Tutje në njoftim, thuhet se ky angazhim do të vazhdoj gjatë tërë sezonit veror përfshirë edhe aktivitetet tjera dhe kontakte/takime me banorë  në afërsi të zonave të lumenjve/liqeneve si dhe me qytetarë që frekuentojnë këto vende. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori