Policia në Jarinjë të Poshtme gjen predhë anti-tank dhe veshje të ushtrisë serbe

Njësitë policore, gjatë patrullimit rutinë në fshatin Jarinjë e Poshtme, kanë hasur në një shtëpi të pabanuar me derë të thyer dhe të dëmtuar.
Pas hyrjes brenda objektit, policët kanë vërejtur uniforma ushtarake dhe një predhë anti-tank.
Sipas njoftimit të policisë, njësitë relevante kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë konfiskuar një predhë anti-tank të kalibrit 37 mm, modeli M38, si dhe disa uniforma ushtarake me emblema të ushtrisë serbe, përfshirë: një këmishë me mëngë të shkurta, dy xhaketa dimërore, një jakne ushtarake dhe një palë pantallona.
Në lokacion nuk është hasur asnjë person i dyshuar apo dëshmitar.
Prokurori është informuar për rastin, ka bërë cilësimin e tij dhe hetimet po vazhdojnë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































