Policia në Gjilan sekuestron marihuanë, fara dhe pajisje për kultivim të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) – Gjilan, ka ndaluar një person të dyshuar për veprat penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve si dhe kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit.
Gjatë kontrollit të realizuar më 10 nëntor 2025, me urdhër verbal të Prokurorit të Shtetit, tek i dyshuari me inicialet E.R. janë gjetur dhe sekuestruar:
Një qantë e kaltër me tre kavanoza dhe një qese me marihuanë me peshë totale 220.87 gram,
Dy drita LED për kultivim të bimëve narkotike Cannabis sativa,
Një bimë kanabis e mbjellë në gotë plastike,
Një qese me 190 fara të bimës Cannabis sativa me peshë 3.70 gram,
Dy qese të tjera me marihuanë me peshë 3.88 gram,
Si dhe një telefon i llojit iPhone X, ngjyrë ari.
Pas veprimeve hetimore, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa brenda afateve ligjore, Prokuroria do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.
Ngjarja po hetohet në kuadër të neneve 267 dhe 272 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


































