Në Kazakistan është filmuar momenti, kur është zbuluar një lypës mashtrues që shtirej kinse nuk e ka një dorë.

Kamera e vendosur në veturë, e ka xhiruar kërkuesin e lëmoshës teksa lëvizë në mesin e një rruge të mbushur me vetura, transmeton Telegrafi.


Burri me dorë të ‘amputuar’, kërkon para nga shoferi i një makine dhe pasi merr monedhat e falënderon për bujarinë. Meqenëse i bien disa para në asfalt, ai ulet për t’i marrë dhe pastaj niset për te ‘viktima’ tjetër.

Por, një polic mendjemprehtë nuk e lejon. Ai ia heqë xhaketën e zezë, prej nga i del dora e shëndoshë dhe funksionale.

Nuk bëhet i ditur identiteti i këtij mashtruesit që u arrestua, apo çfarë dënimi do të merr për këtë veprim. /Telegrafi/