Policia kufitare ka parandaluar të enjten pasdite dy raste të kontrabandës me kafshë në fshatin Goshicë të Vitisë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, ku janë dhënë edhe detaje.


Sipas komunikatës me datë 25.11.2021, rreth orës 17:00, në fshatin Goshicë të Vitisë, në dy raste të ndara, Njësia e Taskë Forcës Rajonale Lindje, sipas planit operativ, dhe veprimeve taktike në teren në funksion të parandalimit dhe zbulimit të kontrabandës në kufi, kanë arritur të ndaloj automjetet kombi, që dyshohej se kanë hyrë në Republikën e Kosovës nga Republika e Maqedonisë-veri.

261508805 4705802549480244 5567070885209622179 n

“Gjatë realizimit të kontrollit të automjeteve zyrtarët kanë zbuluar disa krerë kafshë të cilat dyshohen se janë kontrabanduar. Lidhur me rastet janë njoftuar inspektorët kompetent të AVUK-ut dhe Dogana e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

260392605 4705802466146919 813431086379281805 n

Veprimet e policisë janë koordinuar me prokurorin kompetent për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/

260796471 4705802866146879 3343852754568623978 n