Pas tre orëve që u morën në pyetje, policia ka bërë kontroll në makinën "Passat", e cila jozyrtarisht ju takon sigurimit të Sasho Mijallkovit.

Zyrtarët policor nga stacioni Kisella Vodë, e kanë kontrolluar makinën e sigurimit të Mijallkovit, ndërsa kanë konfiskuar telefonë celular dhe çanta me dokumente, të cilat i kanë dorëzuar në stacionin policor, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Personat që e kanë ruajtur Mijallkovin janë marrë në pyetje, pasi për të është lëshuar fletarrest ndërkombëtar.

Përveç tyre, në stacion policor janë marrë edhe gruaja e tij Aleksandra Mijallkova, si dhe djali i tij, Jordan Mijallkov.

Akoma është e paqartë nëse janë zbuluar informacione për vendndodhjen e Mijallkovit. Marrja në pyetje ka përfunduar vetëm për Vllatko Mijallkovin, që është vëllai i Sasho Mijallkovit./Telegrafi/