LAJMI I FUNDIT:

Policia konfirmon grabitjen me armë në një bankë, nuk dihet shuma e parave të vjedhura

Policia konfirmon grabitjen me armë në një bankë, nuk dihet shuma e parave të vjedhura

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në ora 15:10, ka marrë informatën për një grabitje të armatosur.

Grabitja ka ndodhur në filialin e një banke e cila gjendet në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore, për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.


Grabitje me armë në një bankë në lagjen “Bregu i Diellit”
Lexo po ashtu Grabitje me armë në një bankë në lagjen “Bregu i Diellit”

Mbështetur në informatat e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet, dyshohet se kjo grabitje është realizuar nga tre persona të dyshuar, të cilët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur. Nga gjithë kjo ngjarje nuk ka pasur persona të lënduar .

Të dyshuarit pasi kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, me një veturë të dyshuar, janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për të konfirmuar shumën e parave të grabitura policia është duke punuar ngushtë me zyrtarë të bankës.

Aktualisht policia po punon me përkushtim për të identifikuar të dyshuarit e mundshëm. Deri tani policia ka arrit të gjejë, veturën e tipit Audi, me të cilën janë larguar të dyshuarit, e cila do të konfiskohet për ekzaminim.

Drejtoria rajonale e policisë – Prishtinë ka në fokusin e përditshëm të punës së saj luftën kundër krimit , kapjen dhe arrestimin e të dyshuarve të akteve kriminale si dhe garantimin e rendit, sigurisë dhe qetësisë publike , andaj ftojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me rastet kriminale e veçanërisht për rastin e sipërshënuar të mbështesin policinë me informacionet e tyre për hetimin dhe zbulimin e akteve të tilla./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Kalo në kategori