LAJMI I FUNDIT:

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e Fitim Dodës dhe Arijan Sijarinës, të dyshuar për vrasje në tentativë

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e Fitim Dodës dhe Arijan Sijarinës, të dyshuar për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e Fitim (Skender) Doda dhe Arijan (Arif) Sijarina.

Të dy kërkohen për veprën vrasje në tentativë që ka ndodhur me datën 26.03.2024 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

“Kërkesë për bashkëpunim për vendodhjen personave të dyshuar. Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personave të dyshuar”, thuhet në njoftim.


Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personave të dyshuar, mund të kontaktoni direkt në: E-mail: info@kosovopolice.com.

Sipas Policisë, të martën rreth orës 13:40 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në të dhënat fillestare një person është plagosur me armë zjarri.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori