MPB sot ka dhënë detaje të reja lidhur me vdekjen e një fëmije dy vjeçar gjatë natës së Vitit të Ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Më 01.01.2026 në orën 00:58 në SPB Shkup, Kompleksi i Klinikës "Nëna Terezë" raportoi se një fëmijë dyvjeçar nga Shkupi është sjellë tek ata në një gjendje shumë të rëndë dhe me një objekt në kokë.


Zyrtarët e policisë shkuan në vendngjarje dhe kryen një intervistë zyrtare me nënën G.D. (21), e cila shpjegoi se më 31.12.2025 para mesnatës ajo doli para oborrit të shtëpisë në zonën e Gazi Babës me fëmijën dhe ndërsa shikonte fishekzjarrë dëgjoi një zhurmë, pas së cilës vuri re gjak nga koka e fëmijës.

Një intervistë zyrtare u krye edhe në stacionin policor me babanë e fëmijës M.A. (26). Në orën 01:58 më 02.01.2026 fëmija vdiq, ndërsja vdekja është konstatuar nga një mjek.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i fëmijës është dorëzuar për autopsi dhe po merren masa për sqarimin e rastit", thonë nga MPB./Telegrafi/