LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për dy aksidentet me fatalitet që ndodhën ditën e shtunë në rajonin e Pejës

Policia jep detaje për dy aksidentet me fatalitet që ndodhën ditën e shtunë në rajonin e Pejës
Foto: Ilustrim

Dy aksidente me fatalitet kanë ndodhur ditën e shtunë në rajonin e Pejës.

Policia përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje mbi aksidentet ku humbën jetën dy persona, transmeton Telegrafi.

Në aksidentin që ndodhi në Rugovë të Pejës, policia thotë se viktima nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi motoçikletën me katër rrota, ku si pasojë e lëndimeve viktima ka marrë lëndime vdekjeprurëse.


“Shtypeq i Madh, Rugovë-Pejë / 03.08.2024 – 15:32. I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar motoçikletën me katër rrota dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin me ç’rast ka shkaktuar vetë aksident trafiku ku si pasoj i njëjti ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime të lehta trupore ka pësuar pasagjeri mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, në rastin tjetër në Gllarevë të Klinës policia thotë se në aksidentin mes dy automjeteve, njëri automjet është përfshi nga zjarri dhe se shoferi nuk ka mundur të dalë nga vetura dhe ka ndërruar jetë.

“Gllarevë, Klinë / 03.08.2024-19:05. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve (njëri kombi bartës dhe tjetra veturë udhëtarësh) me targa vendore dhe drejtues meshkuj kosovar. Si pasojë e aksidentit dy automjetet janë përfshihen në flakë ku drejtuesi i veturës në pamundësi të dalë nga vetura është djegur nga zjarri dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa drejtuesi tjetër si i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Lajme
Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Politikë
Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kronika e Zezë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Kurti: Jemi në proces të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve edhe me Kanadanë dhe Turqinë

Kurti: Jemi në proces të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve edhe me Kanadanë dhe Turqinë

Lajme
Vdes një foshnje në Skenderaj derisa ishte në gjumë – policia nis hetimet

Vdes një foshnje në Skenderaj derisa ishte në gjumë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori