Policia i gjen në trup të dyshuarit në Prishtinë një pistoletë me gjashtë fishekë

Gjatë kontrollit në trup tek një person është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë copë fishekë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23:50 në rrugën “Robert Dolle”, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Gjatë kontrollit në trup te i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë copë fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/03/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































