Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, gjatë një konference për media kanë folur për armët dhe municionin e gjetur nga Policia e Kosovës gjatë një aksioni në veri të vendit.
Hoxha, duke shpalosur hollësitë e aksionit, informoi se nga bashkëpunimi i ngushtë me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës dhe informacionet e pranuara, policia kreu një bastisje në rrethinën e Zveçanit.
“Operacioni u zhvillua pranë Urës së Hekurt dhe rezultoi me zbulimin e armatimit të rëndë dhe pajisjeve ushtarake të fshehura, të cilat dyshohet se kishin për qëllim të sulmonin institucionet e sigurisë të Kosovës dhe të trazonin qetësinë në rajon”, deklaroi Hoxha.
Sasia e konfiskuar nga policia është e madhe dhe përfshin 1 mijë e 588 municione, 10 armë të gjata, 6AK 47, mitralozë, 62 shok-bomba, eksplozivë të ndryshëm, dylbi, radiolidhje, pajisje shurdhuese, karikatorë, maska, jelekë antiplumb, unifroma të ushtrisë serbe dhe uniforma të Policisë së Kosovës, si dhe pajisje për dron.
Kreu i Policisë theksoi se tashmë është ndaluar për intervistim një person, ish-zyrtar i Policisë së Kosovës, pasi dyshohet se është i lidhur me armët, të cilat janë gjetur në afërsi të shtëpisë së tij.
Hoxha shtoi se hetimet do të vazhdojnë për të zbardhur të gjithë rrethanat dhe përgjegjësitë individuale në lidhje me këtë rast.
Ndërkohë, ministri Sveçla shprehu vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për të ballafaquar çdo përpjekje për cenimin e rendit kushtetues.
Ai tha se mbetjet kriminale të Milan Radojçiqit po ç’rrënjosen nga veriu.
“Në çdo ditë të punës sonë po zbulojmë përmasat e krimit dhe kapacitetet e armatimit që kanë pasur grupet kriminale në veri, të cilat kanë sulmuar apo kanë planifikuar të sulmojnë zyrtarët tanë dhe institucionet tona”.
“Është e qartë kush qëndron prapa kësaj veprimtarie si edhe pas depove të tjera të armatimit, sulmeve ndaj zyrtarëve tanë, pjesëtarëve të KFOR, gazetarëve e qytetarëve. Të njejtit e sulmit të Banjskës, të cilët strehohen në Serbi e mbrohen dhe glorifikohen nga Aleksandër Vuçiq”
“Askush nuk mund të shpëtojë nga përgjegjësia e veprimeve që cenojnë sigurinë e Kosovës. Drejtësia do t’i ndjekë dhe të gjithë fajtorët do të marrin dënimin e merituar”, u shpreh Sveçla./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës