Policia Financiare do të hetojë procedurat për furnizime me derivate të autobusëve të NQP-së në Shkup
Prokuroria Publike i ka dhënë udhëzime Policisë Financiare, që të hetojë procedurat për furnizime publike me derivate për nevojat e Ndërmarrjes për Qarkullim Publik- Shkup. Dyshimet për mosrespektim të procedurës për furnizim publik, fillimisht u ngritën nga Byroja për Furnizime Publike, e cila kreu kontroll mbi procedurën.
“Kontrolli i drejtorisë ka zbuluar se organi i dakorduar NQP, ka zgjedhur ofertë të papranueshme si më të volitshme. Kjo ofertë e cila ka qenë dhe e vetmja e dorëzuar në procedurë, nuk e përmbushë kushtin të cilin vet NQP e ka shënuar në pikën 1.4.8 nga dokumentacioni tenderimit. Kjo në fakt është shënuar edhe në vet raportin e procedurës së zbatuar nga komisioni për furnizime publike në NQP”, njoftojnë nga Byroja për Furnizime Publike.
Duke pasur parasysh këtë, nga Byroja kanë dhënë instruksione çfarë duhet të ndërmarrë NQP në procesverbalin nga kontrolli i kryer. Instruksioni thotë se komisioni për furnizime publike është dashur ta anulojë edhe përzgjedhjen e kompanisë edhe vet procedurën e furnizimit. Ndërkohë nga Qyteti i Shkupit kontrollin e Byrosë e cilësojnë si skenar për shkatërrim të ndërrmarjes.
“Krizë e re e cila e la NQP-në pa naftë, e shkupjanët pa transport publik si skenar i shpikur për shkatërrimin e ndërmarrjes. Kuadri i shefit të OBRM-PDUKM-së në Byronë për Furnizime Publike, Mare Bogoeva, krijon krizë në NQP për derivatet, me çka për herë të parë nga ekzistimi i ndërmarrjes e shfuqizoi furnizimin e rregullt publik për derivate në NQP si skenar i shpikur”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.
Nga Qyteti i Shkupit thonë se e gjithë golgota në NQP ka filluar që kur kryeministri Hristijan Mickoski filloi të negociojë për blerjen e 100 autobusëve elektrikë. Për shkak të mungesës së naftës, autobusët e NQP-së ngelën të parkuara në bazat e ndërmarrjes në Autokomandë dhe Gjorçe Petrov. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025