Policia e Tetovës ndaloi një 16-vjeçar, kapet duke vozitur pa leje

Errësimi i xhamave të veturave, policia gjobitë 101 shoferë Policia gjobiti 129 shoferë në Shkup, 12 për tejkalim të shpejtësisë
MPB Maqedoni njofton se dje (04.02.2026), në orën 18:00 në rrugën "Ivo Ribar Lola" në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 16-vjeçar nga fshati Zhelinë.
Gjatë kontrollit në trafik, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve "Golf" me targa të Tetovës, i drejtuar nga i mituri, dhe për shkak se e ka drejtuar automjetin para se të fitonte të drejtën për drejtimin e mjetit motorik, pas udhëzimeve të marra nga prokurori publik, 16-vjeçari është privuar nga liria dhe me të është kryer bisedë zyrtare në prani të prindit, ndërsa automjeti është konfiskuar".
"Pas dokumentimit të rastit, do të paraqitet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal, "drejtim i papërgjegjshëm i mjetit motorik"", thonë nga MPB.
Nga
Telegrafi
9 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































