LAJMI I FUNDIT:

Policia e Shtetit nënshkruan marrëveshje me Postën Shqiptare, për parandalimin e krimit të organizuar dhe ruajtjen e sigurisë kombëtare

Policia e Shtetit nënshkruan marrëveshje me Postën Shqiptare, për parandalimin e krimit të organizuar dhe ruajtjen e sigurisë kombëtare

Policia e Shtetit ka nënshkruar marrëveshje me Postën Shqiptare, për parandalimin e krimit të organizuar dhe ruajtjen e sigurisë kombëtare.

Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda dhe nga Administratori i Postës Shqiptare Ardit Demiri.

“Qëllimi i kësaj marrëveshje është parandalimi dhe goditja e krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, terrorizmit, kontrabandës së mallrave dhe lëndëve të rrezikshme për jetën dhe shëndetin, si dhe pastrimit të parave, korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës”, thuhet në njoftim.


Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Policia e Shtetit dhe Posta Shqiptare do të koordinojnë punën për vënien në dispozicion të pamjeve filmike, në rastet kur Policia e Shtetit i vlerëson si të domosdoshme për parandalimin dhe hetimin e ngjarjeve kriminale.

“Gjithashtu, palët do të bashkëpunojnë për sigurimin dhe shkëmbimin e menjëhershëm të informacioneve që lidhen me cenimin e sigurisë, mbrojtjes së infrastrukturës së zyrave postare, jetës dhe shëndetit të punonjësve, si dhe në drejtim të parandalimit, zbulimit dhe goditjes së veprimtarive kriminale”, theksohet në komunikatë./Telegrafi/

Policia e Shtetit nënshkruan marrëveshje me Postën Shqiptare, për parandalimin e krimit të organizuar dhe ruajtjen e sigurisë kombëtare.

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori