Policia e përgatitur për vizitën e Clinton-it

Duke mos dhënë saktësi se cilat rrugë do të bllokohen, policia njofton se drejtoria rajonale e trafikut tashmë ka marr të gjitha masat për ditën e nesërme.
Policia do të shtojë aktivitetin e saj me fokus të veçantë në sigurinë e përgjithshme në rajon, mbajtjen e rendit, mirëbesimit dhe zbatimit të ligjit. Ngritjen e nivelit dhe përgjegjësisë policore, shtimin e masave të sigurisë në trafik.
“Në këtë vazhdë edhe njësia rajonale e trafikut Prishtinë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe ri drejtimit të trafikut”, thuhet në komunikatën e policisë.
Ish-presidenti i Amerikës, Bill Clinton, të dielën do të marrë pjesë në përurimin e shtatores së tij, pikërisht në Sheshin që mban emrin e tij në Prishtinë. Po ashtu është mësuar se miku i shqiptarëve do t’u drejtohet popullit me një deklaratë. /ktv/















































