LAJMI I FUNDIT:

Policia e Louisvillet do ta paguajë 10 milionë euro familjen e viktimës Breonna Taylor

Policia e Louisvillet do ta paguajë 10 milionë euro familjen e viktimës Breonna Taylor

Zyrtarët në Louisville, Kentucky kanë rënë dakord të paguajnë 12 milionë dollarë (10.3 milionë euro) familjen e Breonna Taylorit, një grua me ngjyrë që u vra në shtëpinë e saj nga policia.

Taylor ishte 26 vjeç kur u qëllua tetë herë më 13 mars gjatë një kontrolli rutine për drogë, raporton BBC.

Emri i saj është shfrytëzuar edhe për protestat anti-racizëm në muajt e fundit, transmeton Telegrafi.


Lonita Baker, një avokate e familjes së Taylorit, e quajti zgjidhjen vetëm një “shtresë” në përpjekjen për të kërkuar drejtësi dhe vlerësoi reformat e reja të policisë.

“Drejtësia për Breonna është shumë-shtresore”, tha Baker në një konferencë shtypi të martën së bashku me kryebashkiakun e Louisvillet, Greg Fischer.

Ajo e quajti marrëveshjen “të jashtëzakonshme, por vetëm një pjesë” të asaj që familja shpreson, duke përfshirë arrestimin e oficerëve të përfshirë në vdekjen e saj.

Ndryshe, marrëveshja përfshin një seri reformash policore në qytet, duke përfshirë që kërkesat për kontrollim të aprovohen nga një oficer i lartë dhe dhënia e një kredie strehimi oficerëve që lëvizin në lagjet me të ardhura të ulëta që ata patrullojnë në qytet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Evropa
Agjenti ukrainas udhëtoi në Moskë për të vendosur eksploziv nën radarin anti-dronë

Agjenti ukrainas udhëtoi në Moskë për të vendosur eksploziv nën radarin anti-dronë

Evropa
Tanku rus sulmohet nga artileria ukrainase, nga frika se do të hidhet në erë shkelë ushtarët e vetë

Tanku rus sulmohet nga artileria ukrainase, nga frika se do të hidhet në erë shkelë ushtarët e vetë

Evropa
Izraeli merr një ngarkesë amerikane me bomba 900 kilogramëshe, të cilat Biden refuzonte t’ia jepte

Izraeli merr një ngarkesë amerikane me bomba 900 kilogramëshe, të cilat Biden refuzonte t’ia jepte

Azia
Kalo në kategori