Policia e Kosovës në zbatim të Urdhrit Operativ "Stop drogave në shkolla" në periudhën kohore prej 9 tetor deri ditwn e djeshme ka realizuar aktivitetet e saja policore si nw fushën e parandalimit po ashtu edhe në fushën operacionale.

Në fushën e parandalimit janë realizuar vizita dhe kontakte me personelin e shkollës, në bashkëpunim me Qendrën e Mjekësisë familjare janë mbajtur ligjërata, janë shpërndarë fletushka dhe janë angazhuar zyrtarë policor për patrullime rreth shkollave.


Ndërsa, në fushën operative janë kontrolluar persona të cilët kanë frekuentuar në zonën e sigurisë 300 m rreth shkollave, po ashtu janë kontrolluar vetura, lokale dhe vende tjera të dyshuara.

Për realizimin e aktiviteteve janë angazhuar zyrtarë policor nga, Drejtoritë Rajonale të Policisë, Stacionet Policore, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë, Drejtoria për Inteligjencë dhe Analizë dhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

* Për periudhën raportuese janë realizuar:

- 232 vizita dhe kontakte me personelin e shkollave,

- 501 patrullime rreth shkollave,

- 791 persona të kontrolluar,

- 318 vetura të kontrolluara,

- 31 lokale të kontrolluara,

- 7 ligjërata në shkolla,

- 595 pjesëmarrës,

- 1070 fletushka,

* Si rezultat i angazhimit të shtuar janë:

-iniciuar 27 raste

-arrestuar 34 persona

Gjithsejtë janë konfiskuar:

- Mariuhanë 1 kg e 1794.68 g ( 13.41 g afër shkollave, 1 kg e 781.27 g në realizim të planit)

- Veturë 1,

- Shufër metalike 1,

Bazuar në të dhënat statistikore dhe aktivitetet në teren vërehet se numri më i madh i rasteve është iniciuar në perimetrin e sigurisë prej 300 m rreth shkollave si në parqe, rrugë e hapësira të tjera.

Prej 27 rasteve:

- 3 raste brenda oborreve,

- 3 raste afër oborreve të shkollave,

- 21 ne perimetrin prej 300m

Prej numrit të përgjithshëm të arrestuarve:

- 10 persona shpërndarës të drogës,

- 24 konsumues.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprave kriminale duke përfshirë edhe të luftës ndaj trafikimit me narkotik.