Policia e Kosovës ka arrestuar në flagrancë një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale fajde, në kuadër të një operacioni të zhvilluar më 15 dhjetor 2025.

Sipas njoftimit zyrtar, veprimet hetimore janë realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.


Arrestimi është bërë gjatë kryerjes së veprës penale.

I dyshuari dyshohet se, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka kontraktuar një shumë dukshëm joproporcionale në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës dhe duke e ngarkuar atë me kamatë në mënyrë të kundërligjshme.

Në lidhje me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale ligjore. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar dhe hetimet po vazhdojnë./Telegrafi/