LAJMI I FUNDIT:

Policia dhe Prokuroria japin detaje për vrasjen e Qerim Kelmendit në Pejë

Policia dhe Prokuroria japin detaje për vrasjen e Qerim Kelmendit në Pejë

Policia dhe Prokuroria Themelore në Pejë kanë dhënë detaje për KosovaPress mbi vrasjen e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi mëngjesin e sotëm në Zahaq të Pejës. Ata thanë se fillimisht dyshohet që ka pasur të shtëna drejt viktimës e më pas i ishte vënë zjarri veturës së tij.

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Xhevat Ibraj për KosovaPress tha se janë duke punuar për të ndriçuar vrasjen e Kelmendit.

Xhevat Ibraj- zëdhënësi i policisë në Pejë

“Përveç këtyre njësive vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit të hetimeve. Prokurori i shtetit, njësiti K9 dhe ekipi mjekësor që kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha ai.


Ibraj u shpreh se për këtë rast janë në koordinim me të gjitha institucionet tjera relevante.

I vrari në Pejë është Qerim Kelmendi, reagon familja
Lexo po ashtu I vrari në Pejë është Qerim Kelmendi, reagon familja

“Sektori Rajonal i Hetimeve në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke marrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti të cilësuar vrasje dhe janë duke bërë përpjekjet maksimale për të identifikuar kryesit e mundshëm”, tha ai.

Shkodran Nikçi- zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë

Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi tha se dyshimet janë që drejt viktimës fillimisht ka pasur të shtëna me armë, pastaj zjarrëvënie.

“Dyshimet fillestare janë që ka pasur të shtëna me armë zjarri në viktimën, e më pa s zjarrëvënie në veturën e tij. Fatkeqësisht është i dëmtuar tejmase trupi i viktimës. Për çka edhe është dërguar në obduksion që të kryhet ekspertiza mjekoligjore”, tha ai.

Nikçi mes tjerash tha se janë duke punuar që të identifikohet kryesit e kësaj vepre.

“Në mënyrë intensive është duke u punuar në rrethanat hetimore që kjo çështje të ndriçohet sa më parë. Fillimisht në identifikimin pastaj në arrestimin e tyre”, tha ai.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është gjetur i vdekur ish-ushtari i UÇK-së, Qerim Kelemendi. Kelemendi dyshohet se është vrarë dhe më pas edhe djegur në makinën e tij në një rrugë afër shtëpisë ku kishte banuar. /Kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori