LAJMI I FUNDIT:

Një person i dyshuar me veturë afër ndërtesës së AKI-së, arrestohet nga Policia

Një person i dyshuar me veturë afër ndërtesës së AKI-së, arrestohet nga Policia

E plotësuar: Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Telegrafin se sot, 09 tetor 2020, rreth orës 06:15, ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës tha për Telegrafin se njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e  dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor.

Dyshohet për mjet shpërthyes në veturën pranë AKI-së, policia jep detaje për rastin
Lexo po ashtu Dyshohet për mjet shpërthyes në veturën pranë AKI-së, policia jep detaje për rastin

“Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore. Rruga në drejtim të Fushë Kosovës është bllokuar, përderisa të përfundojë vendshiqimi”, tha ai. /Telegrafi/


Policia afër ndërtesës së AKI-së, nuk lejohet qarkullimi

E plotësuar: Policia e Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit është parë afër ndërtesës së Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës.

Në këtë pjesë janë vendos shirit të sigurisë dhe është ndaluar qarkullimi i automjeteve.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zjarrfikësit.

Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës por që ende nuk janë përgjigjur.

Telegrafi do të ju mbajë të informuar për rastin.

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori